• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha, i përfshirë në çdo ngjarje që ka tronditur vendin! Haxhia do e fundosë”

by A R
03/10/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rëndohen akoma edhe më tepër pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-truproja i tij, Izet Haxhia ka dorëzuar një padi, duke e bërë përgjegjës ish-kryeministrin Berisha për plot 23 ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve demokraci.

Marrja në pyetje e Haxhisë nga Prokuroria për Krimet e Rënda është një sinjal se gjërat po lëvizin, pasi ai e ka shoqëruar Berishën në të gjitha këto ngjarje. Haxhia e akuzon ish-kryeministrin për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes, grushtin e shtetit të ndodhur dy ditë pasi u vra ish-deputeti Azem Hajdari në 14 shtator të vitit 1998, krijimin e firmave piramidale, vrasjet e 2 prillit ‘99, etj. Por përveç Haxhisë, një tjetër emër që ka dijeni për disa nga këto ngjarje është ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Në një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi ka folur dje për padinë e Haxhisë, duke theksuar se Berisha është i përfshirë në shumicën e ngjarjeve. “Absolutisht, që në disa prej ngjarjeve të listuara nga Izet Haxhia, për mua padyshim që Sali Berisha ka dorë. Nuk habitem, pasi Berisha e ka pasur metodë punë këtë”, deklaroi ai.

Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe 14 shatori ‘98 dora e Berishës

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi vijoi më tej në prononcimin për gazetën “SOT”, teksa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është ideatori dhe urdhëruesi i zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Madje, zoti Klosi bëri përgjegjës Berishën edhe për grushtin e shtetit të vitit 1998, duke deklaruar se shfrytëzoi vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari për të përfituar kredo politike. Sipas tij, marrja në pyetje e Izet Haxhisë nga Krimet e Rënda është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që presin drejtësi për të gjitha këto ngjarje. “Marrja në pyetje e Izet Haxhisë nga Krimet e Rënda është një ogur i mirë. Sa i takon akuzave që ai i adreson për Sali Berishën mendoj se janë akuza të dëgjuara, si në korridoret e politikës, ashtu edhe në kallaballëk. Por ky rast është interesant, pasi Izeti ka diferencën se i njeh këto 23 ngjarje si pjesëmarrës në to. Kështu që, deklaratat e tij janë shumë më të rëndësishme se sa opinionet që qarkullojnë. Por për të 23 ngjarjet në fjalë, për të cilat Izeti akuzon Berishën, sidomos për disa, sikundër rrëmbimi i Remzi Hoxhës apo deri tek grushti i shtetit të vitit 1998, ato janë konsideruar se janë dorë e Berishës qysh kohë më parë. Pra, këto nuk janë gjë e re, por nga ana tjetër edhe unë pajtohem që Berisha ka gisht në to. Megjithatë, risia tani është se duke qenë se Izet Haxhia ka qenë dëshmitar okular ose pjesëmarrës në këto ngjarje, normalisht duhet të jetë më i besueshëm se sa opinionet. Pastaj i takon organeve kompetente të bëjnë diferencën”, u shpreh ai.

Ja pse dëshmia e Haxhisë duhet dëgjuar nga prokuroria

Duke u ndalur tek dëshmia që ish-truproja e Sali Berishës është duke dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Klosi theksoi se ajo është shumë e rëndësishme. Në këtë kontekst, Klosi u shpreh se dëshmia e Izet Haxhisë duhet të merret në konsideratë nga organi i akuzës, pasi sipas tij, ai jo vetëm që ka qenë dëshmitar okular në këto ngjarje, por dëshmia e tij, mund të jetë kyçe dhe të vulos fatin e këtyre dosjeve të bujshme, gjithmonë nëse do shoqërohet edhe me prova nga ana e Haxhisë. “Fakti që prokuroria si në rastin konkret ajo e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje një vit më pas, pasi sikundër thatë ju që ky kallëzim është bërë nga Haxhia një vit më pas, është gjë e mirë. Pra, unë mendoj se Izet Haxhia është një person që duhet dëgjuar nga institucioni i akuzës. Pastaj e ka në dorë ajo që të bëjë diferencën se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Por mendoj se Haxhia duhet dëgjuar, pasi është një personazh i rëndësishëm dhe dëshmitar në gjithë këto ngjarje”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 3 Tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com