• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokohet betimi i Metës president? Reagon stafi i ish-kreut të LSI

by A R
01/07/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi është thirrur me dekret të Presidentit në detyrë, Bujar Nishani për t’u mbledhur më datën 24 korrik për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Ilir Meta.

Por eksponentë të Partisë Socialiste dhe disa juristë janë shprehur në media se ekzistojnë mundësitë e pengesave ligjore, që nëpërmjet bojkotimit të seancës të pengohet betimi i Metës si President dhe rrjedhimist të mundësohet shkarkimi i tij.

Në një reagim për mediat, burime nga stafi i Ilir Metës bëjnë të ditur se “deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi duhet të respektojnë dekretin e Presidentit. Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme. Pasi mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh. Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendimet e hedhura në media nuk qëndrojnë, për sa kohë që proceduara parlamentare nuk paraqet asnjë pengesë për ceremoninë dhe pjesëmarrjen e ligjvënëseve”.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Z.Meta i mjafton bashkëpunimi me kreun e shtetit Bujar Nishani për ceremoninë e betimit. Presidenti i ri betohet dhe merr detyrën më 24 korrik”.

Të njëjtat burime pranë stafit të Presidentit të zgjedhur kanë bërë edhe një thirrje ndaj të “shqetësuarve” për këtë çështje. “Të mos mërziten dhe nëse dikush ka probleme me temperaturat e larta në këto ditë korriku, i këshillojnë që të shkojnë në bregdet ose në mal pasi z Meta i mjafton vetëm bashkëpunimi me z.Bujar Nishani për të përmbyllur siç duhet procedurat. Betimi i kreut të shtetit është një proces formal që nuk ka asnjë lidhje me vijimin e mandatit. E thënë ndryshe, nëse në seancë nuk vijnë deputetët, janë këta të fundit që shkelin Kushtetutën, sepse marrja e detyrës së Presidentit vijon normalisht”, – përfundojnë burime nga stafi i Metës.

Next Post
FOTOT/ Dasma e Messit, shkëlqejnë partneret bukuroshe të futbollistëve

FOTOT/ Dasma e Messit, shkëlqejnë partneret bukuroshe të futbollistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com