Gjashtë turistë kosovarë humbën gjurmët për 2 orë, gjatë një ekspedite që ata kishin ndërmarrë gjatë ditës së sotme, në malin e Jezercës.
Pas alarmit, është nisur në operacionin e shpëtimit drejt maleve të thepisura të Alpeve në veri të vendit tonë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë operacioni për shpëtimin e tyre nisi nga ajri rreth orës 19:00.
Fatmirësisht turistët u gjetën shëndoshë e mirë pas kërkimeve dhe u dërguan në zonën e Thethit.