• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bllokohen 25 prona, Albpetrol sekuestron rafinerinë e ARMO-s në Fier

by Java News
11/12/2016 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas blerjes së Rafinerisë së Ballshit nga një bankë tregtare, tashmë është radha e asaj të Fierit të gjendet nën sekuestro, po për shkak të borxheve. Por kësaj here është një kompani shtetërore ajo që ka kërkuar sekuestrimin e pronave të ARMO-s për shkak të detyrimeve të pashlyera.

Report TV ka mësuar se më 30 nëntor, Albetrol ka vendosur nën sekuestro 25 prona të ARMO-s, ku përfshihen trojet, objektet, asetet dhe linja teknologjike e Rafinerisë së Fierit. Në këtë mënyrë ARMO zhvishet nga dy astetet më të rëndësishme, që janë rafineritë e saj.

Më 28 tetor, Rafineria e Ballshit u ble për 25 milionë dollarë nga një bankë shqiptare e nivelit të dytë. Tjetërsimi i pronës mbi rafineritë vjen vetëm pak muaj pasi Qeveria ia kaloi atë kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj. U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori. Por, po në gjatë këtyre dy muajve disa zyra përmabrimore janë vërsulur për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve.

E megjithatë, Ionian Refining dhe Trading Company, ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.

Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare. Një pjesë e mirë e aseteve të saj rezultojnë të sekuestruara apo të nxjerra në ankand nga disa banka kreditore. Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.

Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mos shlyerjes së pagave.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Shënohen parregullsitë e parë në zgjedhjet në Maqedoni

Shënohen parregullsitë e parë në zgjedhjet në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com