Policia e Shtetit ka proceduar Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë deputetët që morën pjesë në mosbindjen civile sot, ku bllokuan katër akse rrugore.
Protesta u mbajt në katër qytete dhe rrugët u bllokuan në Vorë, Çermë, Bradashesh dhe aksin Lezhë-Milot.
Policia në bashkëpunim me prokuroritë e qyteteve përkatëse ka proceduar ne gjendje te lire deputetet pjesemarres ne tubim te paligjshem. Gjithashtu janë proceduar dhe nje pjese e madhe protestuesish, shkruan shqiptarja.com
Kanë qenë 150-200 tubues për çdo aks të bllokuar.
a.ç