• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bllokimi” i qiellit shqiptar/ Ambasada Amerikane kërkon zgjidhje urgjente dhe futjen e ushtrisë në Rinas

by Java News
07/04/2021 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka marrë kontakte urgjente sot me Ministrinë e Mbrojtjes, pas bllokimit absolut të aktivitetit në aeroportin e Rinasit.

Arsyeja e marrjes së këtyre kontakteve lidhet me rrezikun potencial që paraqitet me disa fluturime që do të kryhen nga Shtetet e Bashkuara me avion dhe logjistikë ushtarake të parashikuara këtë fundjavë.

Logjistika dhe teknologjia ushtarake që pritet të dislokohet këtë fundjavë ka lidhje me përgatitjen e një prej stërvitjeve më të rëndësishme të NATOS-s, DEFENDER – Europe 21.

Stërvitja do të përfshijë pjesëmarrjen e afro 30 mijë trupave nga 26 shtete. Në Shqipëri do të kalojnë 6 mijë trupa dhe do të dislokohet rreth 20% e kapaciteteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Stërvitja do të nisë pas tre javësh. Por një pjesë e logjistikës ushtarake vjen paraprakisht. Dhe këtë fundjavë pritet ardhja e disa avionëve ushtarakë amerikanë. Më tepër se vaksinat të cilat mund të importohen në Shqipëri edhe nëpërmjet rrugëve tokësore nga Kosova apo gjetkë, problem paraqitet bllokimi i dislokimit të trupave amerikanë në kuadër të kësaj stërvitjeje.

Aktualisht kryeministri Rama është në kontakte me palën amerikane dhe nuk përjashtohet marrja e masave drastike, si arrestimi i një pjese të kontrollorëve dhe kalimi i aeroportit të Rinasit në kontroll të ekspertëve ushtarakë të Aviacionit.

Precedent ky që ka ndodhur edhe në Spanjë në vitin 2010 (lexo këtu)./ Hashtag.al

g.kosovari

Next Post
76-vjetori i çlirimit të Shqipërisë bën bashkë Metën, Ramën dhe Ruçin

Vijojnë replikat për Rinasin/ Rama i përgjigjet sërish Metës: Humoret vulgare thjesht rikonfirmojnë se je nxitës i kësaj goditjeje të çmendur

Comments 1

  1. Mali says:
    5 years ago

    Minimumi eshte burgu, quhet thjeshte sabotim, ne kohen kur mungon pak nga zgjedhjet, vijon ardhja e vaksinave dhe dislokimi e trupave te natos per stervitje.

    Reply

Leave a Reply to Mali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

January 4, 2026
Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

January 4, 2026
Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

January 4, 2026
“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

January 4, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Tiranë, ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari. Dyshimet e policisë..

January 4, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

January 4, 2026
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Aksident tragjik në Tiranë/ Autobusi përplas këmbësorin, humb jetën 46 vjeçari. Në pranga..

January 4, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

New York Times: 40 persona u vranë në sulmin amerikan në Karakas! Më shumë se 150 avionë morën pjesë në operacion

January 4, 2026
Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

January 4, 2026
Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit

Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In