Bllokimi i markimit të karburanteve nga kompania GFI Albania një ditë më parë në Porto Romano, është konsideruar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, si shantazh ndaj qeverisë për markimin e naftës bruto.
“Koncesionari ka bërë shantazh ndaj qeverisë. Jemi në negociata me kompaninë. Nuk tërhiqemi nga qëndrimi ynë. Kompania nuk mund të markojë naftën bruto në vend”, është shprehur Braçe.
Po ashtu Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se në janar, do të nis procesi i analizimit të të gjitha kontratave koncesionare. GFI Albania rifilloi aktivitetin e saj pas 24 orësh ndërprerjeje, duke sjellë bllokimin e naftës në vend. Përveç markimit të karburanteve, GFI kërkon edhe markimin e naftës bruto.
shqiptarja.com