• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i domateve në Kroaci frikëson eksportuesit e Beratit/ Ndalohet tregtia pas arrestimeve

by Os De
11/09/2025 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i tre personave pas bllokimit të 8 ton domateve në Kroaci me përmbajtje të lartë të pesticideve ka shkaktuar shqetësim tek eksportuesit në Kutalli e Goriçan të Beratit, të cilët kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht tregtinë. Ata kërkojnë ngritjen e laboratorëve shtetërorë për kontrollet e produkteve dhe të ulen tarifat e analizave në pikat e grumbullimit.

***

Arrestimi një ditë më parë i Mariglen Qorrit, eksportuesit të perimeve i akuzuar për pesticide mbi normën, ka nxitur frikën e fermerëve dhe grumbulluesve në fshatrat Kutalli e Goriçan në Berat.

Të shqetësuar se mund të kenë të njëjtin fat, disa eksportues vendosën të ndalojnë përkohësisht eksportin e prodhimeve bujqësore. Njëri prej tyre, Tiljano Hasko, tregon se në magazinat e tyre vijnë çdo ditë mbi 50-60 fermerë me lloje të ndryshme perimesh, ndërsa çdo natë nisen nga 12-13 trailera me mall.

“Në qoftë se ne do bëjmë analizat për 60-70 fermerë kjo është e pamundur, më mirë të mbyllim eksportin dhe të ikim në kurbet. Rasti i kolegut tonë që është sot në burg ne na ka trembur shumë sepse si mua janë 50-60 eksportues dhe kemi frikë të eksportojmë. Unë sot kam për të eksportuar në Bullgari dhe kam shumë frikë ta çoj”.

Tiljano Hasko shprehet se përgjegjësia për situatën bie mbi shtetin, i cili, sipas tij, nuk ka ngritur laboratorë modernë dhe nuk garanton mbrojtjen as të fermerëve, e  as të eksportuesve shqiptarë.

“Ne kërkojmë siguri nga shteti pasi ne jemi në duart e shtetit sepse unë nuk e di se me çfarë mund ta bëj spërkatjen fermeri. Ne si pika grumbullimi kontrollojmë mallin vetëm për cilësinë dhe në qoftë se malli ka cilësi e nisim, ne nuk e dimë se çfarë ka domatja apo speca brenda, ne analizat na dalin shumë mirë. Ne shteti na kërkon t’i bëjmë analizat 1 herë në 6 muaj në Itali, analiza që kushtojnë 240 mijë lekë dhe ne eksportuesit nuk kemi asnjë faj”.

Në të njëjtën linjë është edhe fermeri Admir Dervishi, i cili shpjegon se problemi nis që në fillim të zinxhirit të prodhimit.

“Shteti duhet të ngrejë laboratorë shtetëror në Lushnje dhe Berat ku janë pikat më të mëdha të prodhimit dhe grumbullimit) dhe të vëri një tarifë shtetërore të përballueshme, ku fermeri të bëj analizat e produktit të tij, pasi s’ka punë grumbulluesi të bëjë analizat e mia”.

Situata ka marrë përmasa më të mëdha pas arrestimit të tre personave me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pasi Kroacia bllokoi rreth 8 ton domate shqiptare me përmbajtje të lartë të preparatit të ndaluar “Chlorfenapyr”

Në pranga u vendos pronari i kompanisë eksportuese “Era Fruit”, Mariglen Qorri 40 vjeç, si dhe dy inspektorë të AKU-së së Beratit, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, 27 dhe 25 vjeç.

Eksportuesit paralajmërojnë se bllokimi i eksportit do të vijojë derisa të ketë një reagim të qartë nga institucionet përgjegjëse.

 

 

Next Post
Feriola Morava Edwards, aktorja që tronditi ekranin shqiptar në vitet ’90 rrëfen skenën nudo që…

Feriola Morava Edwards, aktorja që tronditi ekranin shqiptar në vitet ’90 rrëfen skenën nudo që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In