• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bllokimi i Apelit të Tiranës dhe trendi i frikshëm: Vetëm 1 në 4 gjyqtarë e kalon Vetingun

by A R
28/03/2019 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Shqipëria, brenda disa muajsh, rrezikon të mbetet edhe pa gjykatat e apelit, duke pasjellë pamundësinë e verifikimit të vendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe ekzekutimit të këtyre vendimeve.

Shtyrja drejt bllokimit të gjykatave të Apelit, sidomos të Tiranës, është produkt i veprimtarisë abuzive të Këshillit të Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me ish-presidentët e Republikës, të cilët kanë emëruar në Gjykatat e Apelit gjyqtarë të kompromentuar në një shkallë të tillë saqë po ngecin në rrjetën e trefishtë të Vetingut. Gjyqtarët janë emëruar nga presidentët përkatës, me propozim të KLD. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sot i zëvendësuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ishte një ndër organet e drejtësisë që po shembet, më të kritikuara nga raportet ndërkombëtare, për çoka me emërimin e gjyqtarëve si dhe për mosndëshkimin e gjyqtarëve abuzivë.

Që nga viti 2007 deri para pak muajsh, kur janë emëruar shumica e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka qenë në influencën e Partisë Demokratike dhe të dy presidentëve të zgjedhur prej saj, konkretisht të Bamir Topit dhe më pas të Bujar Nishanit.

Situata në Gjykatën e Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka gjithsej 28 gjyqtarë, 9 për çështjet penale dhe 19 për çështjes civile. Për 26 gjyqtarë ka nisur procesi i trefishtë i Vetingut. Deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë 5 vendime për fatin e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë. Përmes 5 vendimeve, KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra tre gjyqtarë, të pranojë dorëheqjen e një tjetri si dhe konfirmojë vetëm një gjyqtar në detyrë. Konkretisht, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar nga detyra për shkak të mosjustifikimit të pasurisë gjyqtarët Ervin Metalla, Fatos Qato dhe Hysni Demiraj. Ky i fundit mbante edhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu, KPK ka pranuar dorëheqjen nga detyra të gjyqtarit Metush Saraçi, duke ndërprerë procesin e Vetingut. Ilir Toska është gjyqtari i vetëm i Apelit Tiranë, i cili ka kaluar deri më sot procesin e Vetingut. Por, edhe Ilir Toska, sot nuk është më gjyqtar i Apelit Tiranë, pasi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana tjetër, gjyqtari Gjin Gjoni ka marrë një leje dyvjeçare prindërore. Aktualisht, Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka qoftë edhe një gjyqtarë në detyrë, i cili të jetë konfirmuar nga Komisionet e Vetingut.

Trendi

Vendimet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmojnë se vetëm një në 4 gjyqtarë të Apelit Tiranë kalon procesin e Vetingut. Me këtë trend, brenda disa muajsh, Gjykata e Apelit Tiranë mund të mbetet me 4-5 anëtarë, në pamundësi për të përballuar fluksin e dosjeve në këtë gjykatë. Një situatë e tillë është paralajmëruar disa vite më parë nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtarë në Tiranë, duke u nisur pikërisht tek pamundësia e gjyqtarëve të Apelit për të kaluar Vetingun, për shkak të nivelit të lartë të pasurive në raport me të ardhurat e ligjshme. Ish-kreu i misionit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, gjatë një mbledhje të Komisionit për Reformën në Drejtësi, në vitin 2016, paralajmëroi rreth 80 vende vakante në të gjithë sistemin, por kjo vakancë do të ishte më e thekuar në gjykatat e apelit. Megjithatë, ecuria e deritanishme e procesit të Vetingut, konfirmon se vakancat në gjyqësor do të shkojnë mbi 400 vende, pasi më shumë se gjysma e subjekteve të verifikuara deri më tani nuk e kanë kaluar dot Vetingun.

Gjyqtarët e Apelit Tiranë të shkarkuar dhe të dorëhequr

1. Ervin Metalla, Gjykata e Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak se nuk ka ndërmarrë hapa për fshehjen e pasurisë, nuk ka shpjeguar bindshëm dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Me vendim Nr. 349, datë 05.07.2013, KLD i propozoi ish-presidentit Bujar Nishani emërimin e Metallës gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

2. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentin se nuk ka arritur një nivel të besueshëm për justifikimin e pasurisë. Fatos Qato filluar detyrën si gjyqtar në vitin 1994 dhe për më shumë se 15 vjet ka qenë anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

3. Hysni Demiraj, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të disa problemeve me pasurinë. Më 12 qershor të 2009, ish-presidenti Bamir Topi, me propozim të KLD, ka emëruar Hysni Demirajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

4. Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë, ka dhënë dorëheqjen nga detyra më datë 12.11.2018. Për rrjedhojë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për gjyqtarin Saraçi. KLD, me vendim Nr. 149, datë 10.12.2003, i propozoi ish-presidentit Alfred Moisiu, emërimin e Metush Saraçit gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Të konfirmuar në detyrë

  1. Ilir Toska, ish-gjyqtarë Gjykata e Apelit Tiranë, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar në detyrë.

Në proces verifikimi

  1. Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Artur Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë
  3. Asim Vokshi, Gjykata e Apelit Tiranë
  4. Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë
  5. Elona Toro, Gjykata e Apelit Tiranë
  6. Elbana Lluri, Gjykata e Apelit Tiranë
  7. Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
  8. Fatri Islamaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  9. Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë, me leje dyvjeçare
  10. Maria Qirjazi, Gjykata e Apelit Tiranë
  11. Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë
  12. Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  13. Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë
  14. Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë
  15. Andi Civici, Gjykata e Apelit Tiranë
  16. Astrit Haxhialushi, Gjykata e Apelit Tiranë
  17. Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë
  18. Genti Shala, Gjykata e Apelit Tiranë
  19. Gramoz Levanaj, Gjykata e Apelit Tiranë
  20. Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë
  21. Valdete Hoxha, Gjykata e Apelit Tiranë

Nuk ka nisur verifikimi

  1. Artur Gaxha, Gjykata e Apelit Tiranë
  2. Flutra Skenderi, Gjykata e Apelit Tiranë

/Shqiptarja.com/a.r

Next Post

Militantët nisen nga rrethet drejt Tiranës, opozita proteston sot para Parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

December 23, 2025
Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

December 23, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

December 23, 2025
Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

December 23, 2025
“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In