• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bllokim karburanteve pa liçensë e atyre që kanë krijuar xhepa të rrezikshëm në rrugë”

by A R
09/08/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës pritet të nisë një aksion për bllokimin e karburanteve pa liçensë. Objekt i penalizimeve do të jenë edhe ato karburante që kanë krijuar xhepa të paligjshëm nëpër akset rrugore.

Referuar të dhënave, nga 173 subjekte, vetëm 3 kanë aplikuar për liçensë, por sipas bashkisë edhe ato kanë mangësi në dokumentacion.

Njoftimi i bashkisë:

Në zbatim të vendimit nr. 970, datë 2.12.2015 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i ndryshuar, Bashkia Tiranë njofton se do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në ditët në vijim, strukturat e Bashkisë së Tiranës do të marrin masa konkrete, sipas hapave ligjore që parashikon VKM nr. 970, kundrejt të gjitha subjekteve që kryejnë veprimtarinë e tyre pa u pajisur me licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë.

Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së  Tiranës.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhen burim aksidentesh, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Institucionet e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me organet e tjera shtetërore do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të bllokojnë të gjithë këto aktivitete tregtare, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore.

/a.m.

Next Post
“Biseda për Ramën e sulmi me patate”, Mustafa Nano rrëfen njohjen me Berishën

"Biseda për Ramën e sulmi me patate", Mustafa Nano rrëfen njohjen me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In