• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bllokadë totale cisternave me naftë”, Trump përshkallëzon luftën ndaj Venezuelës, Maduro përgjigjet me këngë

by Os De
17/12/2025 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të urdhërojë një bllokadë totale dhe të plotë ndaj të gjitha cisternave të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se qeveria e Nikolas Maduros ishte përcaktuar si organizatë terroriste dhe e akuzoi atë për vjedhje të aseteve amerikane, si dhe për terrorizëm, kontrabandë droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

“Venezuela është errësuar plotësisht nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut. Do të bëhet vetëm më e madhe dhe tronditja për ta do të jetë diçka që nuk kanë parë deri më tani, deri në kohën kur të kthejnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithë naftën, tokën dhe asetet e vjedhura. Sot po urdhëroj një bllokadë totale dhe të plotë të të gjitha cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela”, tha Trump.

Deklarata e tij vjen një javë pasi SHBA sanksionoi një cisternë nafte pranë brigjeve të Venezuelës. Homologu i tij, Maduro, dënoi nga Karakasi atë që e quajti “kërcënim grotesk” të Trumpit. Teksa akuzoi SHBA se po përpiqen të sekuestrojnë burimet natyrore të Venezuelës, Maduro bëri sërish thirrje për paqe, këtë herë përmes një versioni rock të këngës së kthyer në një sensacion botëror, “Jo luftës, po paqes”.

SHBA ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në Detin e Karaibeve, i cili kufizohet me Venezuelën në veri. Pentagoni ka dërguar trupa dhe USS Gerald Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, e pozicionuar brenda distancës së goditjes nga Venezuela. Kongresmeni Joaquin Castro, një demokrat që përfaqëson Teksasin, tha se “bllokada detare e Trump është padyshim një akt lufte”.

Next Post
Turistët shpëtuan konsumin veçanërisht gjatë muajve të verës, kërkesë e ulët nga vendasit për blerje

Turistët shpëtuan konsumin veçanërisht gjatë muajve të verës, kërkesë e ulët nga vendasit për blerje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In