• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bllokada ndaj Katarit, hakerat sulmojnë rrjetin televiziv “Al-Jazeera”

by A R
09/06/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti satelitor i Katarit, “Al Jazeera” është përballur me një sulm të fortë kibernetik, por mbetet sërish funksional, thanë burime pranë kompanisë mediatike për gazeten britanike “The Guardian”.

“Po ndeshemi me një ndërhyrje të ‘hacker’-ave, por jemi duke u kundërpërgjigjur”, citohet të ketë thënë një drejtues i lartë i saj, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Disa orë më vonë, televizioni shtetëror i Katarit njoftoi se do të mbyllte përkohësisht faqen e tij “online” për arsye sigurie.

Incidenti vjen në kohën kur Katari përballet me fushatën e paprecedentë të kryesuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini, për shkëputjen e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me të, nën argumentin se shteti i gjirit ka lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, Hamasin dhe Iranin.

Që të 4-ta këto vende tërhoqën ambasadorët e tyre nga Doha, e kulmi i krizës mbërriti të enjten, kur Emiratet e çuan ngërçin një hap më tej, duke refuzuar të dërgonin postën në Katar. Ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së fqinjëve, e thotë se izolimi i tij do të destabilizojë të gjithë rajonin.

Gjermania bën thirrje që kriza e Katarit të zgjidhet në rrugë diplomatike.

“Jemi të bindur se tani është momenti i diplomacisë, se duhet të flasim me njëri-tjetrin. Bashkë me kolegët tanë amerikanë, por mbi të gjithë ata në rajon, ne duhet të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të hiqen bllokadat ajrore e detare, e kjo situatë të marrë fund”, tha Sigmar Gabriel, ministër i Jashtëm gjerman raporton tch.

Nismës së Arabisë Saudite iu bashkuan edhe Jemeni e Maldivet, ndërsa Katari pretendon se komentet “online” që nxitën këtë armiqësi ishin rrjedhojë e një sulmi kibernetik./a.m.

Next Post
Pezullimi i Sekretares së MD, DAP rrëzon ministrin teknik, rikthen në detyrë Hoxhën

Pezullimi i Sekretares së MD, DAP rrëzon ministrin teknik, rikthen në detyrë Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In