Blinken publikon foton e fundit të ambasadorit me flamurin e SHBA dhe punonjësve të tij në Kabul: Një kapitull i ri fillon

Phoyo

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka publikuar në Twitter fotografinë e fundit të përbashkët të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Kabul.

Në fotografinë e publikuar nga Blinken shihet ambasadori amerikan në Afganistan, Ross Wilson, me flamurin amerikan në dorë të mbështjellë në formë trekëndëshi dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës.

Të gjithë punonjësit e ambasadës shihen në fotografi kishin të veshur jelekë antiplumb.

“Falenderim i veçantë ambasadorit Wilson dhe ambasadorit Bass, dhe ekipet të ambasadës amerikane në Kabul për punën dhe guximin për t’i dërguar njerëzit në ambient më të sigurtë. Unë jam i bindur se aftësitë dhe përkushtimi i tyre do të vazhdojnë të avancojnë punën dhe diplomacinë tonë konsullore kur fillon një kapitull i ri”- ka shkruar Blinken.

Blinken

 

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com