• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blinken: Ky nuk është Saigon, Afganistani është ndryshe nga Vietnami. Misioni i SHBA ka qenë i suksesshëm

by Java News
15/08/2021 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se SHBA po zhvendos kompleksin e saj të ambasadës në aeroportin e Kabulit.

“Kjo është arsyeja pse ne kishim forca në dorë për t’u siguruar që mund ta bënim këtë në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Vetë kompleksi, njerëzit po largohen atje dhe po shkojnë në aeroport,” tha Blinken për mediat e huaja.

Ai shtoi se ambasada ka lista të njerëzve për të dalë nga rreziku dhe po dyfishon përpjekjet për ta bërë këtë.

Ai gjithashtu mohoi çdo krahasim të situatës aktuale me rënien e Saigon në vitin 1975, në Vietnam, dhe këmbëngul se misioni afgan kishte qenë i suksesshëm “Ky nuk është Saigon,”

“Puna është që: ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision në mendje. Kjo ishte që të merreshim me njerëzit që na sulmuan ne më 11 shtator. Ai mision ka qenë i suksesshëm”, tha Blinken.

Estonia dhe Norvegjia kanë kërkuar që 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të takohen për Afganistanin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkaq, zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Zamir Kabulov tha më 15 gusht se Moska po “punon” me të tjerë për të caktuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente.

Rusia është një prej pesë anëtarëve të përhershme të këtij këshilli së bashku me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Kinën.

Kryeministri britanik, Boris Johson tha se po zhvillon bisedime për krizën në Afganistan dhe ai kërkoi nga Parlamenti britanik që të kthehej nga pushimi i verës dhe të takohej.

Më 13 gusht, Johnson ishte zotuar se Britania nuk do “t’ia kthejë shpinën” Afganistanit, edhe pse ai ka konfirmuar se personeli i ambasadës është evakuuar për shkak të frikës nga talibanët.

NATO-ja tha se po “ndihmon në mbajtjen e operacioneve në aeroportin e Kabulit, që afganët të kenë kontakt me botën”.

Një zyrtar i NATO-s tha se zgjidhja politike për konfliktin “tani është më urgjente se kurrë më parë”.

Më 15 gusht, tabilanët kanë hyrë në Kabul, por janë zotuar se nuk do ta marrin me forcë kontrollin e këtij qyteti. Ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe raportohet se ka ikur në Taxhikistan.

 

Next Post
Strehimi i refugjatëve afganë/ Komiteti i Senatit të SHBA: Shqipëria po i tregon dhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’

Strehimi i refugjatëve afganë/ Komiteti i Senatit të SHBA: Shqipëria po i tregon dhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In