• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blindohet PSG, Neymar dhe Mbappe nuk largohen!

by Java News
23/02/2019 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nasser Al-Khelaifi blindon dy yjet e skuadrës, brazilianin Neymar Jr dhe francezin Kylian Mbappe. Presidenti i PSG mohoi zërat se klubi që ai drejton ka probleme me fair play financiar dhe se për të rregulluar bilancet do të nxjerrë në shitje duke lojtarë më të shtrenjtë të skuadrës.

Klubi kampion i Francës hodhi poshtë vitin e kaluar pretendimet e “Der Spiegel” dhe “Mediapart” se kishte anashkaluar përcaktimet e shpenzimeve financiare, duke këmbëngulur se gjithmonë kishin vepruar në përputhje absolute me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive.

Disa njerëz pretenduan se PSG do të konsideronte shitjen e aseteve të veta të çmuara për të qenë në përputhje me rregullat e FFP, por Al-Khelaifi ka mohuar se do të duhet të heqë dorë nga Neymar, ose Mbappe, të cilët kanë qenë të lidhur me lëvizje larg kryeqytetit francez.

“Nuk është 100 për qind, por 2000 për qind siguria që asnjëri të mos lëvizë nga PSG, – tha Al-Khelaifi për “Le Parisien”, kur u pyet nëse dyshja e yjeve do të qëndrojë në “Parc des Princes”. – Ata do të qëndrojnë në Paris. Shumë media, veçanërisht në Francë, thonë se ne duhet të shesim Neymar, ose Kylian.

Dëshiroj të konfirmoj se Kylian dhe Neymar do të qëndrojnë këtu.Natyrisht, ne duam të blejmë yje të tjerë, duke qëndruar brenda kornizës së FFP. Jemi të sigurt, i kemi mjetet financiare për të rekrutuar dhe jo larguar yjet tanë”.

Neymar aktualisht është në Brazil, duke u riaftësuar për dëmtimin në shputën e këmbës, ndërsa Mbappe ka marrë përsipër rolin e sulmuesit kryesor të PSG, në mungesë të tij dhe Edinson Cavani, shkruan SS.

Kampionët e Ligue 1 janë 14 pikë të qarta përpara ndjekësit më të afërt, në krye të tabelës së klasifikimit aktual.

Ata, gjithashtu, fituan 2-0 në “Old Trafford”, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United.

Kthimin me “Djajtë e Kuq” do ta luajnë në Paris, më 6 mars. (Tema)

Next Post
Festat e fundvitit, nis fluksi i ardhjes së emigrantëve

Pika kufitare e Kakavijës nuk punon sot nga 16.00 deri më 20.00, riparime në sistem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In