• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Blerja e votës nga PL, Baze: Kjo parti e ka identitet, fushata po bëhet me para të “zeza”

by A M
10/05/2023 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në media u publikua një video e një rasti tentative të shit-blerjes së votës nga analisti Mero Baze, që sipas këtij të fundit i përkiste Partisë së Lirisë.

I ftuar në “Tema e Ditës” në ABC News, Baze tha se burimi anonim ka dërguar dy video, pavarësishts se ai ka publikuar vetëm një dhë në videon e dytë dallohet qartë që i përket njerëzve të Partisë së Lirisë.

Baze shtoi se PLe ka si identitet blerjen e votës edhe pse nga ana tjetër ka një retorikë shumë të zgjeruar të Metës, që flet kundër këtij fenomeni dhe kjo sipas analistit duket si një përpjekje për të maskuar problemin kryesor që ka partia e tij.

“Ne kemi publikuar një video, por në fakt burimi anonim na ka dërguar  në faqen e tonë ka dërguar dy video. Dhe në videon e dytë është personi që komunikon me blerësin e votave dhe bëhet fjalë qartazi që bëhet fjalë për Partinë e Lirisë.

Problemi është se në çdo palë zgjedhje ka një ose disa arrestime nga veprimtarë të kësaj partie në përpjekje për të blerë vota dhe është një parti që e ka si identitet këtë çështjen e blerjes së votave dhe nga ana tjetër kemi një retorike shumë të zgjeruar të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që çdo ditë flet kundër blerjes së votave, kundër përdorimit të krimit në fushatë, për një fushatë të pastër dhe transparente, ndërkohë në çdo zgjedhje gjithë njerëzit që kapen janë të tij.

Duket si një përpjekje për të maskuar atë problem kryesor që ka partia e tij” tha Baze.

Pas publikimit të kësaj video, kreu i PL reagoi duke u shprehur se është një ngjarje e inskenuar nga Bledi Çuçi, e për këtë Baze tha se kjo tanimë është në dorë të policisë dhe prokurorisë.

“Po, por kjo tani është në dorë të policisë dhe prokurorisë dhe mund të provohet lehtësisht nëse është një skenar apo është prodhuar nga vetë natyra e ish-LSI, e cila ka si veprimtari kryesore të saj elektorale blerjen e votave” u shpreh ai.

Së fundmi policia njoftoi se është kërcënuar administratori në Buz të Memaliajt, e për këtë Baze tha se kandidatit i opozitës në atë zonë është i Ilir Metës dhe është nga këta tipat që shoqërohet me të fortë.

Analisti tha se administratori është kërcënuar për të mos marrë pjesë në votim në zonë, pasi ai ka influencë.

“Kandidati i opozitës në Memaliaj është i Ilir Metës. Është një nga këta tipat që shoqërohet me të fortë.

Ata kanë vajt, kanë kërcënuar administratorin e një zone aty, i ka kanë thënë që nuk do marrësh pjesë në votim, sepse ai ka influencë në zonë.

Justifikimi i tyre se nuk kanë marrë pjesë në këtë histori është qesharak se nga njëra anë ata thonë ai nuk na lejoi të bënim takim, nga ana tjetër e kërcënojnë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Një njeri që kërcënohet mos marri pjesë në zgjedhje, nuk ka fuqi të pengojë një takim, sidomos kur është një pëson i vetëm. Është çështje mentaliteti që ne mund të fitojmë me forcë dhe me lekë” tha ai.

Sa i përket lëvizjes së fundit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili u dërgoi qytetarëve të kryeqytetit sms për ta mbështetur, Baze tha se kjo nga pikëpamja politike është një gjë e bezdisshme, ndërsa nga ana tjetër se po ashtu është një pamundësi për të deklaruar shpenzimet.

“Mendoj që këto janë edhe dy problemet kryesore. Çështja e parë është ajo e aksesit dhe etikës së një kandidati, i cili i dërgon gjithë Tiranës sms në numrin e tyre personal. Duket se nuk ka bërë selektim. Kjo përveçse është një shkelje për të dhënat personale është edhe një pamundësi për ta deklaruar në shpenzimet e fushatës.

Nga pikëpamja politike mendoj se është një gjë e bezdisshmë, jo funksionale, një rekomandim i padobishëm për Këlliçin. Gjithsesi mbetemi të problemi që të dhënat personale dhe dhurimi i tyre për nevoja elektorale, tregon dëmin e madh që i kanë bërë publikimit të dhënave personale të shqiptareve në internet dhe vullnetit politik për t’i përdorur këto të dhëna në fushatë elektorale” theksoi Baze.

Për koston e fushatës, Baze tha se është e vështirë për të dalë në një përfundim, pasi janë dy fatura, ajo formale që dorëzohet në KQZ dhe ajo reale që është shumë herë më e madhe nga të dyja partitë.

Ai shtoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka as faturë formale dhe qartazi fushata për bëhet me para të zeza.

“Kjo mendoj se kjo është alegoritmi më i vështirë për t’u llogaritur në fund se kush është kostoja e kësaj fushate, për shkak se kemi dy fatura. Faturën formale, e cila deklarohet në KQZ dhe sic e shikojmë ne  fatura reale është shumë më e madhe nga të dyja anët.

Por problem është koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që as formalisht nuk ka të ardhura financiare të mjaftueshme, pasi ka vetëm pjesën  e Partisë së Lirsë dhe ka shpenzime më shumë se çdo parti tjetër.

Duket qartë se fushata po bëhet me para të zeza të padeklaruara dhe në kundërshtim me çdo standard etik të fushatave” përfundoi analisti.

Next Post
10 të famshëm me një IQ aq të lartë sa mund të bëhen Ajnshtajni i ardhshëm

10 të famshëm me një IQ aq të lartë sa mund të bëhen Ajnshtajni i ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Kush dhe pse mbyllet në kafaz prej xhami?

July 8, 2026
“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

July 8, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Korrik 2026

July 8, 2026
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

July 8, 2026
U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

July 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In