• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

by A R
22/09/2026 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është studente ekselente, është birësuar nga një çift grek”

Pikërisht kjo deklaratë e avokatit Alban Duraj në media ka tronditur opinionin publik, por gjithashtu dhe nënën e vajzës së zhdukur, e cila prej 16 vitesh kërkon të bashkohet me të bijën.

Avokati i çështjes, Idajet Beqiri, ishte i ftuar këtë të martë (22 shtator), në emisionin “Rudina”, Tv Klan, duke mohuar kategorikisht vërtetësinë e deklaratës së bërë nga kolegu Duraj.

Një gënjeshtër “kryekëput” dhe “fantazi të sëmura” i cilësoi Beqiri këto deklarata, teksa theksoi se janë në dëm të situatës aktuale.

“Kjo deklaratë e djeshme në fakt është një tymnajë në qiell të pastër i themi ne. Është një… s’mund t’i them koleg, e s’më vjen mirë mos t’i them koleg. Nuk punon me mua, s’ka lidhje me mua. Kjo është e keqe, e për t’u bërë protagonistë, për të dalë në dukje që ja unë merrem me çështjen, e të tjera me radhë. Dalin elemente të tillë të papërgjegjshëm, bëjnë deklarata të tilla të cilat janë kryekëput gënjeshtra, fantazi të sëmura. Faktikisht bëjnë dhe dëm, sepse ne kemi një ligj në Kodin Penal, neni 301, që kur e shtrembëron të vërtetën dhe kur e hedh Policinë e Shtetit në një pistë që s’ka lidhje fare. Këtu është një situatë shumë e keqe, shumë e rëndë dhe ka krijuar një tension të panevojshëm, ka rikrijuar se plaga është e hapur”, tha ai.

Edhe me pretendimin se Duraj ka pasur komunikim lidhur me Bleona Matën dhe mundësinë e jetës së saj në Greqi, Beqiri e mohoi diçka të tillë dhe sqaroi se zonja Mata nuk është në gjendje të mirë emocionale.

“Është shokuar komplet, sepse mashtrimi ai e çon në drejtime të rënda, se thotë kam folur me mamanë e Bleonës, në një kohë që s’ka kontaktuar kurrë ndonjëherë me të. Pra ai nuk e njeh atë. Edhe këtë gjë e deklaron vetë ajo. Në këtë drejtim është një çorientim që i jepet opinionit”,
 tha Beqiri.

Avokati theksoi gjithashtu se deklarata e dhënë nga kolegu i tij është një vepër penale, si dhe nga pikëpamja etike aspak normale.

“Është papërgjegjshmëri e rëndë, është vepër penale. Është krim kundër drejtësisë, dhe nga pikëpamja etike nuk është normale”, tha ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In