• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bledi Mane/ Je shumë i mirë por je shumë pis!

by
20/09/2015 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane/

Eshte ora 01:47 minuta e se dieles se sotme. Bekimi i vogel bashke me motren Izauren dhe Foksin, qenin e tyre jane pa ngrene dhe te rraskapitur nga puna. Kane kontrolluar gjithe kazanet e plehrave pergjate pjeses lindore të rruges se Elbasanit duke mbledhur kanaçe. Nuk rezistuan me gjate dhe ia futen gjumit. Nena e tyre Sanija bashke me vajzen me te vogel Xhensilën 3 vjeçe ende rezistojne. Po kontrollojne kazanet e rruges “Mustafa Matohiti” aty ku derdh plehrat edhe familja e Sali Berishes.

Fotoja e dyte eshte shkrepur vetem 13 minuta me vone. Jemi ne clubin Folie te kryeqytetit ku kendojnë kosovaret Era Istrefi&Ledri Vula. Zhurme e madhe, milet i madh, pordhe e madhe. Ne 315 metra distance brenda te njejtit qytet, kontrast i rende realitetesh. Tirana po i perqaset nje realiteti dhe profili “latina polis” Karakas, Montevideo, Bogota, Rio de Janeiro ku luksi ne minorance por i eger dhe mbytes nuk eshte aspak tolerant i lejimit te nje shtresezimi te mesem. Edhe ketu te ne askush nuk kerkon te jete pjese e sonsorit mes mizerjes dhe aristokracise. Te gjithe jane dyndur te behen zengjinë me çdo çmim.

Fotografia e tretë perseri nga Folie ku te tërbojnë shalet dhe shampanjat e shtrenjta 350 euro copa. Tek-tuk sheh ndonje kanaçe Red Bull-i. Sanija te mos u afrohet koshave te plehrave të club Folie-së se nuk ka per te gjetur gjë. Me mire t’ia fuse edhe ajo gjumit me femijet dhe qenin.

Në club nuk rresht qejfi, flirtimi, tangerrleku, alkooli ndersa mysafiret kosovarë u kendojne plot epsh argetuesve shqiptarë “Je shume i mire por je shume pis…

-Kamarjer, sill nje tjeter shampanje franceze Moët. Kesaj here do paguaj me lekë se më mbaruan eurot.
Dhe pyes retorikisht veten:Pse nuk vjen asnje emigrant sirian te jetoje me ne në Tiranë?

11049470_861803600536260_3252685910797608067_n 12019983_861803700536250_4505296799738358467_n 12032951_861810730535547_8662762340148648722_n

Next Post

Pd vijon akuzat ndaj Tahirit: Ndërveproi me trafikantët e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com