Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat ka thënë se ndryshimet në sistemin zgjedhor i vendosin partitë politike dhe se nuk do të ketë votim online për shkak të pasigurisë kibernetike.
“Ndryshim sistemi zgjedhor? Jo kopmetencë e komisionit. Nëse partitë do artikulohen qartë për një gjë të tillë, ne do t’i bindemi”, thotë Çuçi.
I pyetur për qeverinë anti-mafia, Çuçi është shprehur se, “opozita e ka qeverinë antimafia. Nuk ka qeveri më antimafia se ajo që lufton për jetësimin e reformës në drejtësi”.
“Asnjë votim online, pasiguri kibernetike. Teknologjia në procese të ndryshme është në diskutim në komisionin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh Çuçi.