Vetëm javën e kaluar, kompania BlackBerry ka zgjeruar tregun e modelit Priv në tre tregjet e reja në Evropë, duke përfshirë Italinë, Holandën dhe Spanjën. Ndërsa tani, kjo kompani kanadeze ka shtuar edhe një shtet në listë: Francën. Telefonin BlackBerry Priv mund ta blini në dyqanin zyrtar të kompanisë në Francë, ShopBlackBerry, transmeton Koha.net. Sa i përket çmimit, Priv kushton 779 euro, njëjtë sikurse edhe në shtetet e lartpërmendura në Evropë.