• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BKH pa kryetar, Altin Dumani në fund të mandatit! Gazetarja Hoxha tregon dy skenarët 

by B K
21/08/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Anila Hoxha nuk beson se kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të arrijë të zgjidhet brenda muajit gusht. Hoxha rendit arsyet se përse u krijua kjo vonesë dhe thotë se me gjasë, zgjedhja e kreut të ri të BKH-së do e gjejë SPAK-un pa Altin Dumanin në krye, pasi i mbaron mandati.

“Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht, nuk është cudi që me ikjen e Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK”, shkruan gazetarja Hoxha.

Prapë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Sepse Komisioni i Posacëm i Verifikimit të Posacëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve që do të thotë ende nuk jane shkresat drejt shërbimit sekret dh e institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të kthejnë përgjigjje për figurën e garuesve. Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku,Andi Pogace,Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI.

Nga pëfundimi i testeve ( datë 28 korrik) me një komision të posacëm ( tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare) , tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet . Në përmbajtje të tij jane një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri sic përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit , mbasi si një pretendent për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.

Megjithatë nuk ishte kjo arsyeja se përse BKH do ta ketë shefin e ri me vonesë. I gjithë ingranazhi reagoi përgjumësh për të treguar ( mbase) se edhe nëse ngrihen institucione të reja sic u pagëzua BKH si FBI shqiptare, është e vështirë të kultivosh një mendësi të re me rregulla që nuk e tejkalojnë ligjin.

Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërcin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posacme.

Po ashtu gara u cel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtatisht afati për dorëzimin e dokimentave, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit
Sikur të mos mjaftonte kjo , u tha se për shkaqe preferenciale të ndonjë garuesi, një debat mes tre prokurorëve të SPAK pjesë e komisionit të parë ishte mbyllur me përplasje dyersh.

Komisioni i dytë i kryesuar nga z.Eneid Nakuci përpara se të largohet me pushime mundi të mbajë vetëm një mbledhje në fund të korrikut , gjatë kohës kur shkresat nuk ishin ende gati. Ndaj u dha dhe një kojë tjetër shtesë.

Për drejtorin e ri që qartësisht do vonohet, dhe kjo nuk është një vonesë pesë minutëshe autobuzi, në datë 6 gusht SPAK më dha këtë përgjigje:

” Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është në fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Pas këtij procesi, Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin më të mirë, i cili do t’i nënshtrohet një programi trajnimi. Pas përfundimit të tij, emri kandidatit të përzgjedhur i dërgohet për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).”

Pra kur komisioni i dytë të përfundojë kontrollin, do ja kaloje komisionit të parë të përzgjedhjes ( 3 prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra) që pa i paragjykuar do gjejë më të mirin.

Kohë do i duhet dhe KLP të mendohet , por jo gjatë nëse të preferuarit mbeten të preferuar
Sidoqoftë . Derisa kjo të ndodhë , zgjidhjet se nga kush do te drejtohet BKH do të jenë sipas inercisë së ligjit.

E dyta , KLP e presin dy mbledhje , asnjëra për të shpallur drejtorin e ri të BKH

Njëra do jetë me rend dite : përfundimin e mandatit pesë vjecar të znj Hajnaj që me gjasë duhet të ndodhë brenda datës 1 shtator.

Dhe mbledhja tjetër, në datë 15 shtator për celjen e garës për drejtuesin e ri të SPAK , duke qenë se z. Altin Dumani i përfundon mandati i kryeprokurorit të posacëm në muajin dhjetor.

Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht , nuk është cudi që me ikjen e Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK. Që do të thotë edhe drejtori i ri i BKH do jetë në luftë me drejtuesin e ri të SPAK. Ose do jetë po aq i fuqishëm.

Next Post
Një kafe vjeshte me Petrit Rukën: Jetojmë kohë të ftohta ku edhe nënën e qajmë me telefon nga larg

Piskama poetike e një brezi në ikje…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In