• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bjerrja e Liqenit artificial

by
07/07/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Në formën sesi është transformuar sot Parku i Liqenit Artificial, nuk të bën më përshtypje asgjë. Vetë bazeni artificial në mes është i ndotur, në pranverë dhe verë rrit barishte ujore të frikshme, bimësia harliset në tokë ngado, kurse pista e vrapimit tashmë gjendet krejt e dëmtuar. Parku ka kohë që lëngon i rrethuar me ndërtime dhe është i prekshëm ngado. Një kompleks shkolle private është mu në mes të tij, kurse një sypatrembur madje ka bërë dhe shtëpi buzë-liqenit. Të gjitha bashkë, s’bënë aq përshtypje, saç bëri një lajm i fundit për modernizimin e hyrjes, përmes një konkursi ndërkombëtar, që shpalosi konstruksione të tëra, duke i marrë edhe dhjetra-qindra metra të tjerë katror mu bash në fillim.

I frekuentuar masivisht në vitet pas ’90, ai u ndërtua me synimin për të qenë një mushkëri aktive e qytetit. Qytetarët e shfrytëzuan, kurse diktatura e ruajti në formën e vet fillestare, duke na bërë një të mirë të madhe në qytetin që praktikisht nuk ka asnjë lulishte ose park të mirëfilli.

Anipse, edhe për të do kishte një fund. U fillua duke i ngrënë pak skajet dhe tashmë jo vetëm kanë ndërtuar mu në mes të tij, por ia kanë zvogëluar e kanë zvogëluar pafund sipërfaqen e gjelbërt duke ia zbehur në maksimum konceptin, që ka pasur për të qenë një nga mushkëritë funksionale të Tiranës.

Ndaj, ajo që të vjen keq në të gjithë këtë zhurmë dhe, jo se kjo do jetë e fundit, është fakti sepse mbahen në hije projekte të tilla dhe gjithnjë dalin në dritë, kur njerëzit janë më të ç’karikuar, në sezone pushimi, apo kur është e pamundur të protestohet prej motit.

Parku ka kohë që është bjerrur dhe nuk do ishte keq të kishte pak më shumë transparencë. Edhe pse, për fat, ka një kthim të përkohshëm pas, pasi qeveria Rama e kuptoi se projektet ishin të frikshme dhe Juria Ndërkombëtare vendosi për këtë pjesë vitale, t’u jepet dhe një mundësi konkurrentëve, të jenë më pak agresivë dhe më kortezë.

Sidoqoftë vendimit, Parku i Liqenit Artificial bjerret përditë. Tashmë pjesa jugore dhe perëndimore e tij janë betonizuar krejt për të shuar etjet e paskrupullta të shoqërisë së re borgjeze kombëtare që nuk ndalet para asgjëje. Madje, edhe duke e sfiduar qeverinë, që kinse bën sikur qan hallet e popullit dhe është pranë planeve të tilla. Dhe, e fundit: Parku s’ka më zot, përveç atij të vërtetit, që në këtë rast ka mbyllur sytë dhe lë shqiptarët të merren vetë me gjërat e tyre, sipas mënyrës që e bëjnë më mirë: duke prishur.

Next Post

Rekord në Tepelenë, asgjësohen mbi 9 mijë bimë hashashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In