• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni tregon momentet e frikës gjatë grabitjes së bankës në Vlorë

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte momenti kur sapo i kishte ardhur radha për të kryer veprimin për të cilin kishte shkuar në bankë, kur një “uluuuuu” u dëgjua. Një mërmërimë e frikshme nga klienti tjetër që kishte në krah dhe që u zhvendos pak më tutje në mënyrë instinktive… Ktheu kokën për të parë çfarë kishte ndodhur. Një biznesmen tepër i njohur në Vlorë, ishte një ndër klientët e shumtë të bankës që u grabit pak pas mesditës së të hënës në qytetin e Vlorës. Kishte shkuar për të tërhequr një shumë monetare në euro. Me mendimin se ishte një orë e vonë dhe nuk do të kishte shumë klientë, ai hyri në bankë, por u përball me një realitet ndryshe. Kishte mjaft njerëz që prisnin në radhë. Nga tre sportele, funksiononte vetëm një. U drejtua në atë që ishte destinuar për biznesin, një praktikë e njohur në sistemin bankar. Nuk e dinte që kjo ditë i kishte rezervuar një të papritur që do t’i mbetet thellë në kujtesë, për kushedi sa vjet. Dhe e gjitha kjo, për vetëm një minutë. Kaq zgjati grabitja. Si në ato filmat që i shohim jo rrallë në TV.

Mund të përshkruani atë çfarë ndodhi

Pasi dëgjova atë murmurimë të frikshme të personit që kisha në krah, ktheva kokën për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë që po hynte një person, një djalë, ndoshta te të 30-at, i veshur me një uniformë kamuflazhi dhe me maskë. E përsëris me maskë… Ai ishte shtatshkurtër, i dobët dhe ecte me këmbë e krahëhapur. Nisi të bërtiste dhe t’u drejtohej të gjithë klientëve që ndodheshin në atë mjedis, duke u kërkuar të uleshin në gjunjë, ose të shtriheshin. Ishin klithma, të bërtitura, të një njeriu të frikshëm, që donte të mbaronte sa më shpejt. Të gjithë u ulën në dysheme, dikush qëndroi në gjunjë, por me kokën ulur. I panjohuri u drejtua tek arka që kishte më afër dhe me një kërcim doli në anën ku qëndronte punonjësja. Ndërkohë, në sallë dëgjoheshin vetëm klithma të mbytura. Pranë kisha një djalë të vogël që ishte tmerruar plotësisht. Dridhej. U mundova ta qetësoja duke i kapur dorën, ashtu siç isha në gjunjë. Pak më tutje një burrë i moshuar, me një qetësi të admirueshme, fliste më zë të ulët. “Do mbarojë atë që ka ardhur të bëjë dhe do të ikë”. Kalova çastet e para të tmerrit dhe, tashmë pak më i qetë, u përpoqa të dalloja diçka në ato sekonda. Sepse çdo gjë ishte shumë e shpejtë. Dëgjova disa të goditura të cilat herë më dukeshin si goditjet e grabitësit ndaj arkëtares, herë përplasje të dorës së tij, në atë që po e quaj “skrivani”, apo banak. “Edhe ato edhe ato të tjerat, shpejt, shpejt..”, ulërinte ai duke kërcënuar punonjësen e cila, më thanë se ishte edhe shtatzënë (nuk jam i sigurt për këtë). E, ndërkohë, dëgjoja një person tjetër nga jashtë, nga dera, që i bërtiste gjithashtu të nxitonte se po kalonte koha: “Shpejt, shpejt… nxito se shkoi vonë”, të bërtiturat e tij forcoheshin e dëgjoheshin edhe më tepër. Me sa duket frika se mund të kapeshin e bënte të ishte aq i paduruar, kaq i frikshëm…

Ju mundët të shikoni ndonjë gjë?

Në fakt, në ato çaste gjithçka mund të ndodhte. Një shikim, një shkëmbim shikimesh, mund të ishte fatal. Njeriu i armatosur ishte tepër i dhunshëm. Jo vetëm fizikisht. Fliste me një dialekt të rëndë të zonave tona… me një dialekt dhe fjalor të rëndomtë….Por, gjithsesi, arrita të shihja një pjesë të gjërave që po ndodhnin, aty pas “banakut” po e quaj, aty ku ai po dhunonte psikologjikisht e ndoshta edhe fizikisht me tytën apo dorezën e pistoletës arkëtaren. Pas largimit të tij, asaj i ra të fikët. Nxitova edhe unë ta ndihmoja, t’i vija të ndihmë në ato çaste të para pas atij minuti të ferrit…

Do të thoni se ajo grabitje zgjati vetëm një minutë?!

Po. Jo më shumë se një minutë. Dhe grabitësi arriti të merrte ato që ndodheshin në arkë. Madje, vetëm të një arke. Se po të tregohej pak më “i kujdesshëm”, mund të merrte më shumë ndoshta, tek arka e sportelit të biznesit…

Po pastaj, çfarë ndodhi?

Pasi mori ato që mendoi se ndodheshin në arkë, ai u largua duke bërtitur. Kërceu në dysheme dhe vrapoi drejt derës, ku, nga të thirrurat kuptova se ishte një tjetër person që e priste. Ndërkohë, unë nxitova t’i vija në ndihmë arkëtares. Pak më vonë mbërriti policia..

Kur mbërriti policia?

Shumë shpejt. Por  ata nuk qëndruan më shumë se 1 minutë në bankë.

Çfarë ju bëri tjetër përshtypje te grabitësi?

Veshja e tij, kamuflazh. Në këmbë mbante kambale dhe pantallonat i kishte futur brenda tyre. Kishte maskë.

Është thënë se kishte vetëm kapele më strehë të gjatë.

Jo, jo! Ju siguroj se kishte maskë. Përsëris se ishte i shkurtër dhe vinte i dobët. Mënyra e ecjes ishte e dallueshme, me këmbë dhe krahë hapur.

Si ndiheni një ditë pas kësaj ngjarjeje? Keni përjetuar situata të tilla në raste të tjera?

Është hera e parë. Ato që kisha parë në filma, i përjetova vetë. Ishte e tmerrshme. Mund të ndodhte gjithçka. Gjithsesi, përveç çasteve të para, më pas arrita të qetësohesha. Sot që flasim, siç e sheh, jam i qetë (qesh).

A mendove se grabitësi mund të qëllonte?

Ju thashë, në ato momente mund të ndodhte gjithçka…

Shekulli/d.i.

 

Next Post

Cili është ekipi me të cilin Basha tenton të hyjë në zgjedhje?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

July 26, 2026
Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

July 26, 2026
E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

July 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

July 26, 2026
Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

July 26, 2026
“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In