• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili është ekipi me të cilin Basha tenton të hyjë në zgjedhje?!

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat mund të jenë edhe të parakohshme, për shkak të krizës që ka në raportet mes dy partive të koalicionit qeveritar, PS-LSI, kreu demokrat Lulzim Basha, ende nuk ka një ekip të konfiguruar me qëllim bindjen e shqiptarëve për të votuar alternativën që ofron. Nëse ekipi i Bashës përfshin një pjesë të sekretarëve aktualë apo drejtuesve të Departamenteve, atëherë është e vështirë që të gjesh më shumë se dy apo tre emra, të cilët jnë aktivë dhe mund të kenë një peshë apo eksperiencë në përballjet elektorale.

Nëse Basha mendon se me Ervin Salianjin apo Grida Dumën, Enno Bodon, Enkelejd Alibeajn apo Genc Pollon, do të mund të mbledhë vota dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dështimin e ka pothuajse të sigurtë. Kreu demokrat duhet t’i bëjë të qartë qytetarëve që cili është ekipi i tij.

Nëse ai ka zgjedhur si pjesë të ekipit Ervin Salianjin kjo është çështje e tij, por ne nuk mund të mos themi që ai është një humbës në garën për kreun e FRPD-së, një humbës të cilin të rinjtë demokratë e nxorën nga dera, por me një urdhër, ai emërohet në krye të Aksionit Qytetar.

Grida Duma nuk ka asnjë gjë të keqe që të bëjë pjesë në stafin e Bashës, por ne nuk mund të mos e themi se rezultati që ajo mori në zgjedhjet e fundit lokale në Durrës, ishte ndër më zhgënjyesit që kjo forcë politike ka pasur që prej themelimit të saj.

Nëse pjesë e ekipit Basha është Enno Bozdo, sërisht kjo është një zgjedhje e kreut të PD-së, por ne nuk mund të mos i kujtojmë të paktën skenën e fundit të krijuar në Durrës, ku sekretari Organizativ i partisë më të madhe në opozitës, shkon dhe ndërron bravat e dyerve, sikur selinë ta kishte pronë të tij. Dhe për më tepër ka krijuar një kaos total në një nga degët kryesore të PD-së.

Enkelejd Aliebaj humbi garën për Këshillin Kombëtar të PD-së, humbi zgjedhjet në Fier kur kandidonte për Bashkinë e këtij qyteti me një rezultat të thellë, krijoi përplasjet mes strukturave të degëve të kësaj partie, ndërsa u emërua në krye të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, pa u votuar nga Këshilli Kombëtar, sikundër përcaktohet në statut.

Gjatë qeverisjes së PD-së, Alibeaj u largua nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe nuk u kandidua për deputet, ndërsa tentoi postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie ku humbi përballë Arben Ristanit.

Nëse Genc Pollo është pjesë e ekipit Basha, kjo është zgjedhje e tij ose e të dyve. Por ne nuk mund të mos e themi se ai është në ikje, ndoshta në pritje për të sulmuar pas krahëve, kryesesin e ekipit. Pavarësisht se kush do të jetë ekipi i Bashës, a përfshihen apo jo këto emra, kreu demokrat ka një detyrim moral para çdo shqiptari që do t’i kërkojë votën në mbështetje të PD-së, që t’i bëjë të njohur ekipin e tij. Nëse nuk e ka një ekip, atëherë ka ende edhe pak kohë për ta krijuar.

Citynews

ma.me

Next Post

Si u festua në Shqipëri, fitorja e sovjetikëve në Kampionatin Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com