• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home

Biznesmeni shqiptari i bën këngëtares ukrainase dhuratë super makinën, ja si reagon (Foto)

by
27/07/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka bërë bujë në mediet rozë ukrainase që flasin për xhirimet e një video­klipi në Shqipëri të këngëtares së njohur 31­vjeçare Anna Dobrydneva. Duke lënë pas karrierën e mëparshme, ajo vazhdon të pushtojë shou­bizin e vetme. Kohët e fundit u kthye nga Shqipëria, ku për 12 ditë pushoi në “plazhet­ parajsë”, sipas shtypit vendas, dhe xhiroi një video të re.

Se si do të jetë videoja e re, artistja e mban sekret, por vetëm vë në dukje se po përgatit për adhuruesit diçka madhështore.Regjisori i videos Vlad Koçatkov (Kochatkov) i sugjeroi Anës që klipin ta xhironin në një vend të pazakontë. “Ky është një vend tepër i bukur dhe për mua, si regjisor, është zbulim i vërtetë. Jam i sigurt se shumë njerëz, pasi të shohin këtë video, nuk do ta kuptojnë menjëherë se ku është xhiruar”, thotë Kochatkov.

Këngëtares i pëlqen të ngasë vetura, sidomos kabrioletë. Në një nga ditët e lira nga xhirimet, kompania, së cilës i përkiste artistja, e njohu me një biznesmen vendas, i cili me mirësjellje ofroi kabrioletin e tij me ngjyrë të zezë me qëllim që ekipi i xhirimit të kishte mundësi të lëvizte nëpër rrugicat e vjetra të qyteteve të lashta shqiptare.

makine

“Kur shkuam te pronari i kabrioletit për t’i kthyer makinën, ai nuk ia shqiste sytë Anës. Kaq shumë i kishte pëlqyer, sa që biznesmeni donte t’ia dhuronte veturën këngëtares. Ne shkuam për ta falënderuar, kurse ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga makina e tij. Vërtet, Ana nuk e pranoi një dhuratë të tillë të shtrenjtë”, tregon regjisori. Këngëtarja, nga ana tjetër, nuk i përfytyronte dot veprimet kaq bujare të këtij burri. Ajo pranon se është e magjepsur nga vendi dhe banorët e saj. “Shqiptarët janë një popull i përzemërt dhe i sinqertë. Jam e impresionuar nga bukuria e arkitekturës së lashtë, ngrohtësia e Adriatikut dhe Jonit, kuzhina jashtëzakonisht e shijshme.

Meqë ra fjala, këtu nuk përdorin plehra kimike dhe përshpejtues rritjeje, prandaj të gjitha produktet kanë aromë marramendëse. U rekomandoj që të gjithë adhuruesve të ushqimeve të veçanta të vijnë në Shqipëri për t’u kënaqur me larminë dhe karakterin natyror të shijeve”, nënvizon artistja. Gjithsesi mbetet enigmë
emri i këtij biznesmeni që fal një kabriolet.

mak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In