• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni shqiptar që drejtonte rrjetin e kokainës bënte orgji me modele nga Italia

by Java News
30/06/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Autoritetet greke kanë zbuluar të tjera detaje për jetën luksoze që bënte biznesmeni shqiptar në Athinë Arian S., i cili akuzohet si “truri” i rrjetit të kokainës.
Gazeta e përditshme greke “Espresso” shkruan në numrin e sotëm se biznesmeni shqiptar organizonte edhe orgji me modele.“Përveç vilës luksoze në Kavouri, ai kishte një suitë të përhershme të marrë me qira në një hotel luksoz në Athinë. Në kohën e lirë, ai thërriste modele nga Italia me të gjitha shpenzimet e paguara dhe organizonte gjithë natën orgji në pishinën e vilës së tij”, shkruan “Espresso”.(Foto: Faqja e parë e gazetës greke “Espresso” e ditës së sotme)Sipas artikullit të së njëjtës gazetë, biznesmeni shqiptar ishte frekuentues i aktiviteteve luksoze në Athinë, ndërsa në suitën e hotelit që kishte marrë me qira ai kalonte natën me modele nga Italia dhe Greqia duke organizuar festa të shtrenjta me kokainë.Disa ditë më parë kur u bë publike kjo ngjarje, shtypi grek shkruante se shqiptari Arian S. nga Fieri është biznesmen i njohur në Shqipëri dhe ka lidhje politike.Kanë qenë hetimet e DEA-s amerikane dhe të autoriteteve greke që zbuluan rrjetin e kokainës në Ballkan. Dy javë më parë, gjatë operacionit anti-drogë u sekuestruan 20 kg kokainë e pastër e ardhur nga Kolumbia, për të cilën policia thotë se i përket biznesmenit shqiptar. Bashkë me të, u arrestua edhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis dhe 3 shqiptarë të tjerë pjesë e këtij qarku droge.(Foto: Vila në Athinë e biznesmenit shqiptar Arian S.)Një gjykatë greke vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg. Biznesmeni grek e pranoi fajin, por shtoi se e kishin detyruar shqiptarët që të fshehte në vilën e tij një pjesë të kokainës. Ndërsa shqiptari Arian S. tha para gjykatës se nuk ka lidhje me rrjetin e kokainës, duke arsyetuar se është biznesmen i suksesshëm dhe nuk ka nevojë të merret me trafik droge për përfitime financiare. Ndërkohë, nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Greqi.Arian S. merret me transportin e gazit natyror dhe karburanteve. Prej disa kohësh ai jeton në një vilë luksoze në periferi të Athinës, në zonën e quajtur Kavouri. tvklan(Foto: Vila në Athinë e biznesmenit shqiptar Arian S.)
Next Post
Surroi: Lapsi s’ka mundësi të mbesë në duart e shqiptarëve për të vizatuar kufij

Një fitore urbane dhe estetike e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com