• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni nga Tirana lë shtatzënë dashnoren, ja çfarë bën gruaja e tij…

by A R
17/12/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua rreth të pesëdhjetave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj biznesmen kishte krijuar lidhje intime me një tjetër grua, punonjëse në kompaninë e tij.

Tronditja dhe acarimi i marrëdhënies në çift ka qenë më i madh kur gruaja ka mësuar se partnerja e re e të shoqit priste një fëmijë nga ai.

Pas këtij momenti, dy gratë janë takuar disa herë. Në këto takime, mes sharjesh e ofendimesh, ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës reciprokisht “hiq dorë” nga biznesmeni.

Nuk bëhet fjalë për skenarin e ndonjë seriali televiziv, por për një histori të ndodhur vitin e kaluar në Tiranë.

Gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale.

Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj.

Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E. ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.

HISTORIA

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë debatit gjyqësor, e pandehura K. E. ka pretenduar se bashkëshorti i saj bashkëjetonte me të, ndërsa në deklarimet e saj shtetasja H. K. ka pretenduar se ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe se jetonin bashkë prej shumë kohësh.

Vetë bashkëshorti i të pandehurës ka pranuar se ka jetuar me të pandehurën dhe se njëkohësisht ka pasur marrëdhënie edhe me shtetasen H. K.

Sipas Gjykatës, kjo mënyrë jetese ka qenë edhe shkaku i krijimit të një marrëdhënieje të vështirë dhe konfliktuale midis të pandehurës K. E. dhe shtetases H. K.

Për shkak se dy femrat pretendonin bashkëjetesën me biznesmenin dhe ky i fundit kishte preferuar të mbante njëkohësisht edhe martesën, edhe marrëdhënien paralele, gjatë vitit 2015 ka pasur të paktën dy takime, si edhe komunikime telefonike apo elektronike midis të pandehurës dhe shtetases H. K.

Marrëdhënia ka mbetur e tensionuar dhe ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës lënien e biznesmenit.

KANOSJA NË SPITAL

Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali.

Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj. Kjo “dëshirë” e saj është ndërprerë nga familjarët e të parës.

Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë ambienteve të spitalit.

“Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte.

Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj./Panorama/a.m.

Next Post
FOTOT/ “Kush dreqin është…”, pas një nate seksi të rastësishëm me të panjohur…

FOTOT/ "Kush dreqin është...", pas një nate seksi të rastësishëm me të panjohur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com