Ai është bindur se pas këtij vendimi fshihen interesa klienteliste, teksa shton se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Ai shprehet se, Saimir Hidri, është një besimtar i devotshëm dhe ka kontribuar për ndërtimin e shumë xhamiave në zonën ku jeton.
Shkelqim Hidri shton se autoritetet italiane gjatë kontrolleve nuk kanë gjetur asnjë material komprometues qe e lidh të vëllanë me qarqe terroriste. Familja Hidri i bën apel autoriteteve shqiptare të ndërhyjnë dhe të bëjnë të mundur pezullimin e vendimit për të dëbuar nga Italia familjen Hidri.
Aktualisht, Samir Hidri, ndodhet në Shqipëri në familjen e tij, ndërsa avokatët e tij në Itali po punojnë për të zgjidhur këtë çështje. Ndërkohë një ditë më pare edhe drejtuesit vendorë të Ferraras në Itali dhe qytetarët u shprehen të habitur me vendimin e autoriteteve italiane për dëbimin e Hidrit.
ma.me