• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Biznesi i vogël, përfshirja për herë të parë në skemën e TVSH-së, ja kur duhet të paguhet

by Java News
25/01/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke filluar nga data 1 prill 2018 do të hyjë në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2,000,000 lekë. “Deklarata e TVSH-së, e përpiluar për një periudhë tatimore mujore dorëzohet elektronikisht çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës (jo më vonë se datat 14 korrik,14 tetor,14 janar, 14 prill). Konkretisht, deklarata e TVSH e muajve Prill, Maj dhe Qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të dorëzohet elektronikisht brenda datës 10 korrik 2018”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Bizneset që duhet të regjistrohen në këtë përgjegjësi tatimore:

që shet mallra apo kryen shërbime, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim mbi shumën 2,000,000 lekë;
ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi, gjatë vitit 2018.
Tatimpaguesi, i cili kalon kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së dhe për pasojë i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së, ka të drejtë që në muajin e parë kur bëhet person i tatueshëm i regjistruar, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim, mallra këto me qëllim për t’u shitur, për të cilat do të llogarisë TVSH në shitje.

Për këtë qëllim tatimpaguesi:

duhet të përpilojë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve.
Inventari, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së.
çdo mall i përfshirë në inventor, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj.

Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, për herë të parë, duhet:

të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së, për qëllim të lëshimit nga data 1 prill 2018, të kuponit tatimor me TVSH;
të pajiset pranë drejtorisë rajonale tatimore ku është i regjistruar me blloqet e faturave tatimore me TVSH, që lëshohen për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit;
Faturat e shitjes dhe ato të blerjes, regjistrohen në mënyrë kronologjike në librin e shitjes dhe librin e blerjes.

Librat e shitjes dhe të blerjes, mbahen për një periudhë tatimore me bazë mujore.
Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë librat dorëzohen elektronikisht çdo tre muaj, jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës të tremujorit që ato i takojnë.

Konkretisht, deklarimi librave të shitjes e blerjes, të mbajtura për muajin prill, maj dhe qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të bëhet brenda datës 10 korrik 2018.

Deklarata e TVSH-së përpilohet nga çdo tatimpagues bazuar në të dhënat e librave të shitjes dhe të blerjes.
Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë, deklarata e TVSH-së, e përpiluar për një periudhë tatimore mujore dorëzohet elektronikisht çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës (jo më vonë se datat 14 korrik,14 tetor,14 janar, 14 prill).

Konkretisht, deklarata e TVSH e muajve Prill, Maj dhe Qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të dorëzohet elektronikisht brenda datës 10 korrik 2018.

Next Post
Treni përplas për vdekje gruan në Durrës

Vorë/ Treni përplas adoleshenten teksa lidhte këpucët mbi shina, në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com