Për të ngritur një biznes të suksesshëm vullneti dhe mundësia financiare janë dy elementë, por jo më të rëndësishëm se idetë.
Dhe shembulli më i duhur për këtë mbërrin nga Britania, ku një kompani në Londër siguron të ardhura të kënaqshme me biznesin e “dajakut” ndaj meshkujve.
Bëhet fjalë për një shërbim të ofruar për të gjithë ata meshkuj që duan ‘të rrihen’ nga femra bukuroshe dhe mundëse.
Shërbimi ofrohet kundrejt tarifave të majme; një orë 150 paundë, por kjo nuk ka penguar ideatorin që të jetë tejet i kënaqur, madje ai mendon që të shtojë stafin, numrin e shërbimeve të ofruara…edhe çmimin. TCh javanews/a.k