Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, të mërkurën do të takojë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përkatësisht Federicka Mogherini.
Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Bajram Gecaj, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke mos dhënë detaje të tjera.
“Po, do të takohen, dhe do të diskutojnë çështje që lidhen me dialogun”, është shprehur Gecaj.
Kryeministri Mustafa, kohëve të fundit vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të udhëtojë jashtë shtetit, ai dhe kabineti i tij, si reagim ndaj mos rekomandimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Komisionit Evropian.
Ky institucion së fundi ka kushtëzuar këtë proces edhe me përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për të cilën çështje Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka paralajmëruar se liberalizimin e vizave mund ta vonojë, mos ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.









