Presidenti francez Emmanuel Macron beson se vendet e G7 kanë një interes të përbashkët për të vepruar në mënyrë të koordinuar , pa kufizime në eksporte, siç u njoftua të premten, nga Pallati Elysee.
Qëndrimi i Macron vjen pas ultimatumit të Presidentit të SHBA- së Donald Trump mbi eksportet e naftës.
Macron foli me Trumpin rreth situatës globale të energjisë, si dhe me kryeministrin kanadez Mark Carney, njoftoi Pallati Elysee.
Përveç kësaj, Franca propozoi lirimin e 50 milionë fuçive naftë nga Evropa dhe 50 milionë fuçive naftë bruto nga shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Sipas raportimeve, administrata e Donald Trump i ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre të naftës emergjente në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e çmimeve ndërkombëtare të karburantit, përndryshe ato mund të përballen me një ndalim të mundshëm të eksporteve të naftës në SHBA.











