• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Birçe Hasko ishte më i miri nga ne të gjithë”, kujtime prekëse nga Mevlan Shanaj

by A R
25/05/2026 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Rudina”, në Rudina në TV Klan, këtë të hënë më 25 maj, u hap me një homazh prekës për aktorin e mirënjohur Birçe Hasko, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në artin shqiptar.

Me një karrierë të pasur në kinematografi me mbi 32 role, 12 role në teatër dhe një kontribut të rëndësishëm akademik në formimin e brezave të aktorëve, arti shqiptar humbi një nga figurat më përfaqësuese të plejadës së artë. Për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij, në lidhje direkte në studio ishte regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, i cili ndau edhe kujtime personale nga një miqësi që zgjaste prej 61 vitesh.

“Në këto ditë që ishte i rënduar, ishim në kontakt për gjendjen e tij, kështu që pritej një lajm i tillë i hidhur. Më njoftuan që herët në mëngjes.”

Duke folur për trashëgiminë artistike të Birçe Hasko, Mevlan Shanaj e përshkroi atë si një aktor të rrallë, që zotëronte artin e transformimit në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Birçja kishte në mënyrë të përsosur ndjesinë se aktori ka për detyrë të ndryshohet, të transformohet dhe ai këtë e bëri në mënyrë në shkëlqyer në të gjitha karakteret që krijoi. Një gjë është tipike, Birçe Hasko i ngjyroste kaarkteret në mënyrë krejtësisht unikale, vetëm ai dinte ta bënte atë, që përforcoi karakterin e Birçe Hoskos, një karakter për t’u lakmuar dhe një burrë i ditur, i veçantë, me peshë. Një profesor shembullor, që konkretësinë, atë që e kishte tipike në mënyrën e tij të interpretimit, ua nguliste studentëve, vetë Birçja kërkonte llogari, por ama i mësonte… I telendiste, por në fund fare nga Birçe Hasko ata dilnin të nderuar… Birçja ishte më i miri nga ne të gjithë.”

Ai shtoi se puna me të ishte gjithmonë një sukses i garantuar, ndërsa marrëdhënia e tyre kishte kaluar përtej profesionit, duke u shndërruar në një miqësi të vërtetë.

“Regjisorët janë pak egoistë, kërkojnë aktorin më të mirë. Ne rendnim dhe ishim të lumtur kur kishim Birçen në setin e xhirimit, sepse ishte e sigurt që do shkëlqente. Nuk kishim marrëdhëniet e aktorit me regjisorin, kishim marrëdhënien e dy miqve. Birçja kishte humor të jashtëzakonshëm. Jashtë punës, kinemasë, në tavolinat sociale ai ishte dollibashi kryesor.”

Në fund, u kujtua edhe amaneti i tij për t’u prehur në vendlindje, në fshatin Dukat të Vlorës, një dëshirë që u respektua me nderim.

“Pikërisht për amamnetin unë shkova në Dukat. Dje në orën tre e kemi përcjellë, nën ‘këmbët’ e Llogarasë së bukur, atje do të prehet përgjithmonë Birçe Hasko.”

Në kujtimin e kolegëve, studentëve dhe publikut të gjerë, Birçe Hasko mbetet një figurë e paharruar e artit shqiptar, me një trashëgimi që do të vazhdojë të frymëzojë brezat.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 26 Maj 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

October 20, 2026
Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

October 20, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

October 20, 2026
Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

October 20, 2026
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

U arrestuan gjatë protestës së dhunshme, Gjykata liron edhe 13 tubuesit e tjerë të dyshuar!

October 20, 2026
Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

Protestuesit shkulën edhe stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë!

October 20, 2026
Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!

October 20, 2026
Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

October 20, 2026
Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com