• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BIOGRAFITE SI NE KOMUNIZEM/ Salianji i PD: 16 kandidatë që do bëjnë Vetting-un me lidhje me PS

by Java News
29/03/2017 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka publikuar profilet e shkurtra të 16 kandidatëve për Komisionet e Vetingut, të cilët sipas tij kanë lidhje me PS-në. Ai u ka bere biografine secilit duke na afruar afer kohet e largeta. Në një status në “Facebook” të titulluar “Miti i Vetingut”, Salianji shkruan se gjithçka bëhet nga mazhoranca për më shumë pushtet.

Postimi i plotw nw FB i Salianjit:
Miti kryesor i ndërtuar është që opozita po pengon vetingun!

Ngritja e miteve dhe legjendave urbane më shumë se  kudo gjendet në luftën për pushtet dhe bërjen politikë. Duke ngritur  mite ecet më i sigurt, ato“ngjisin” shumë më tepër se sa debatet e zgjatura për të zbuluar të vërtetën. Kështu ndërtohen  disa fabula nëpër media dhe shoqëruar me batuta ato zenë vend më mirë se çdo debat politik. Dhe kjo po ndodh  me atë që po i vishet reformës në drejtësi. Kjo sepse reforma në drejtësi nuk pritet të  përmirësojë vetëm drejtësinë e proçeseve gjyqësore të qytetarëve, nga ajo pritet të vijëpastrimi i madh, ai i pushtetit politik të lidhur me afera ekonomike të mëdha dhe më thellë akoma të lidhura me krimin e organizuar. Sot diskutimi për drogën kanabisin nuk është diskutim vetëm moral dhe kriminal por mbi të gjitha është diskutim ekonomik .  Ky diskutim duhet të nisë nga koka, kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimit.  Zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes por kanabisi është ilustrimi më perfekt që fajin nuk e ka ligji por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën.

Rëndësia e kësaj reforme prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në këtë vend për së paku 20 vitet e ardhshme. Kjo reformë dhe bazat e saj u formësua dhe lindi  si një përpjekje e fortë e opozitës dhe u votua në 21 Korrik unanimisht me mbeshtetje të fortë ndërkombëtare. Së pari sepse të pambrojturit ose njerëzit pa pushtet siç eshtë edhe opozita janë të parët që u duhet një drejtësi sa më e fortë, drejtësi të pavarur dhe të paanshme e cila bën të mundur ndalimin e zyrtarëve që abuzojnë, sidomos ministrat me megaskandale në korrupsion, me përhapjen e drogës, me abuzimet në tendera etj.

Për vetingun e këtij proçesi duhej të mblidhej ajka e shoqërisë dhe jurisprudencës dhe duhet të kishte, së paku 5 fish kandidatë më shumë se numri i vendeve për të bërë të mundur cilësi dhe barazi mes profesionistëve.

Por çfarë ndodhi! Duhet qartësuar një herë e mirë e madje duke e theksuar fort që opozita në këtë fazë nuk ka asnjë tager, ka vetëm propogandë mediatike të qeverisë në kurriz të cilësisë te proçesit duke fshehur të vërteten që secili mund ta gjykojë vetë nga një kërkim i thjeshtë emeror.   Proçesi për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të vetingut ka ngelur  në institucione  për shkak të tentativave për ta kapur ose për shkak të paaftësisë dhe kurrsesi për shkak të opozitës.

Në përfundim të proçesit për komisionet e vetingut u  përzgjodhën dhe u percollën në parlament  22 kandidatë për 27 vende, 5 aplikantë  më pak se postet që kanë komisionet e vetingut. Thënë edhe më thjesht që nëse do pranoheshin të gjithë do mbeteshin edhe 5 vende të lira bosh çka e dështoi ngritjen e komisioneve.

Kjo nuk mbaron me kaq, me një kërkim te thjeshtë  rezulton që së paku 16 kandidatë për komisionet e vetingut ( komisionet që do të kontrollojnë “pastërtinë” dhe lidhjet e dyshimta ne sistemin gjyqesor) janë të lidhur me Partinë Socialiste.

Albana Shtylla – ish anëtare e KQZ e emëruar nga PS.
2- Alma Vokopola (Faskaj) – Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.

3- ‎Donald Xhelili, eshtë emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës pas vitit 2013 nga kjo qeveri

4- Eljona Lloja‎, rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.

5- ‎Elvis Zaimi, punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritik nëpër gazeta të ndryshme mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik në mbështetje të PS.

6- Florjan Ballhysa, Ish këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.

7- Ina Rama, si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtar apo prokuror te korruptuar

8- Klara Mullaj, ‎ka qenë punonjës e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në proçedim penal  për shpërdorim detyre.

9- Lindita Xhillari, është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish-Drejtoreshë Juridike në Presidencë perpara vitit 2012.

10- Nertila Sadedini,  aktualisht është Drejtoreshe  në Ministrinë e Mjedisit.

11- Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën proçedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.

12- Rezarta Abdiu, ish-drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001-2005 ;

13- Rozeta Ivanova, kandidate e PS për kryetare të K.Q.Z kur u zgjodh si kryetar i saj Denar Biba,

14- Shpresa Beçaj, ish Kryetare e Gjykatës së Lartë

15- Sokol Çomo, ish Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS. i zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD.Ende në detyrë si anëtar i KLD

16- Valbona Sanxhaktari : juriste në kryeministri

Nuk marr persiper te analizoj profesionalizmin apo aftësitë e tyre teknike por afërsia e tyre me Partinë Socialiste dhe propozimi apo emërimi në pozicione kyçe deri sot tregon qartë sa seriozisht e ka reformën Rama!”
– See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/cilet-jane-16-kandidatet-qe-do-bejne-vettingun-salianji-ja-lidhjet-me-ps-410475.html#sthash.oS62zwYL.dpuf

Next Post
Rama viziton urgjencën e Senatoriumit, vlerëson mjekët për përkushtimin, nuk harron batutat

Rama viziton urgjencën e Senatoriumit, vlerëson mjekët për përkushtimin, nuk harron batutat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In