• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama viziton urgjencën e Senatoriumit, vlerëson mjekët për përkushtimin, nuk harron batutat

by Java News
29/03/2017 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Francë, por kjo nuk e ka penguar aspak kryeministrin të bëjë një vizitë të papritur shërbimit të Urgjencës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Këtë kryeministri Rama e ka publikuar vetë në Facebook, ku ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me mjekët e turnit të mbrëmjes mbi kushtet dhe shërbimin e ofruar në spital.

Kryeministri shprehu respekt për punën e mjekëve, si një profesion që kërkon shumë sakrifica dhe përkushtim, pavarësisht se ka edhe nga ata që ua baltosin figurën me punën e ryshfetit, u shpreh Rama. Por, ne ato spitale ku eshtë bëre punë realisht, ka dhe një ndryshim të madh dhe shërbimi aty është njësoj si tek privati, tha ai.

Kryeministri vizitën e tij në Senatorium mbrëmjen e sotme e lidhi me punën e madhe që është bërë në këtë spital.
“Erdha sot natën në Senatorium, pasi këtu është bër një shumë punëe madhe. Unë kam shkuar natën dhe tek QSUT-ja, por sot erdha tek ju t’iu falenderoj për punën që bëni dhe për fat të keq jo shumëkush ua di se kete, pasi kanë perceptime të krijuara ndër vite nga shërbimi shëndetësor, dhe kjo jo pa të drejtë, nenvizoi kryeministri, ne bisede me mjeket.
Stafi mjekësor i Senatoriumit, falenderoi Ramen për rritjen e pagave pëe personelin mjekësor, e cila rrit dinjitetin e tyre në punë, u shprehen ata.

Rama  vecoi sidomos rritjen e pagave për personelin e shërbimit poshtë, sanitarë, shoferë dhe gjithe njerëzve që merren me garantimin e kushteve higjenike dhe kushteve te punës ne spitale, shperblimi per te cilet ishte skandaloz, tha kryeministri.

Si gjithnjë, Rama ka preferuar batutat me mjekët, teksa një nga mjekët po fliste për kushtet dhe krevatët e rinj falë qeverisë, kryeministri ia ktheu: “Ça Rilindje, me krevatet e luftës së dytë botërore”. Ndërkohë një nga mjekët reanimatorë u shpreh se për ata është pak më e vështirë pasi duhet të jenë shef në shtëpi.“Çfarë shef, shef është gruaja në shtëpi”- ia ktheu Rama.

Next Post
Deputeja e PD-së shtatëzënë, publikohen fotot e para

Deputeja e PD-së shtatëzënë, publikohen fotot e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com