• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bindja Demokratike nis fushatën nga Shkodra, Patozi: Nuk jemi musketjerë, por jemi luftëtarë

by A R
07/03/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bindja Demokratike ka zgjedhur Shkodrën për të nisur fushatën elektorale. Në një aktivitet, që u mbajt sot në kryeqendrën e veriut, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi dhe koordinatori i saj në Shkodër,  Tonin Uldedaj prezantuan kandidatët për deputetë të Bindjes Demokratike në këtë qark

Uldedaj do të jetë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë të listës së hapur, me të cilën Bindja do të konkurrojë në këtë qark elektoral.

Në hyrje të fjalës së tij, ai shprehu kënaqësinë që është përfaqësues i kësaj force politike.

“Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djathtë, e bana me bindjen e dikujt që ka pa në jetë për një alternativë ma shumë. Kështu dua me kenë edhe për të tjerët: Një alternativë ma shumë!

Shkodra ka ditë gjithmonë me u zgjidhë, kur ka pa se dy zgjedhje nuk mjaftojnë.

Shkodra, as në komunizëm dhe as në demokraci nuk ka ndejtë e lidhun në afeksione politike pa kuptim. Ajo ka qenë vazhdimisht e djathtë dhe antikomuniste, por ka ditë me i dhanë sinjale të djathtës, kur ajo e ka marrë Shkodrën si të dhanme njëherë e përgjithmonë”.

Ai u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të Bindjes Demokratike në Shkodër që nuk do të jetë një mandat për partinë apo për kandidatin, por për të përfaqësuar vlerat më të mira të trevës së tyre.

“Kur vij për t’ju taku’, për t’ju kërku’ besën e votës nuk e baj në emër të kryetarit dhe të partisë, por në emrin tim dhe të familjes time, në emrin tonë të mirë, në emër të vlerave tona dhe të gjërave që na bashkojën me ju. Në emër të bukës, gëzimeve dhe hidhërimeve që kemi nda së bashku. Në emër të atyne që kemi përcjellë nga kjo jetë dhe kemi pritë në këtë jetë.

Mandatin që do më jepni nuk e kam për ta futë në xhep dhe për t’u kapardisë në Parlament, nëpër studio televizionesh dhe restorante në Tiranë. Ashtu siç do e marrim bashkë, bashkë do e mbajmë dhe do e ndajmë, siç kemi nda bashkë dikur bukën dhe besën e shqiptarit.

Kështu që mandati im parlamentar është i joni. Unë do vij për ta kërkuar votën, jo si leje të partive të vjetra për me kapë për fyti pushtetin, por si besë të dhanme se do të përdoret vetëm për interesat tuaja”.

Koordinatori i Bindjes Demokratike në fjalën e tij u shpreh se nuk është rastësi që fushata e Bindjes nisi nga Shkodra.

“Nuk ka qenë rastësi që paralajmërimi për rrëzimin e diktaturës erdhi fillimisht nga Shkodra. Ishin zhvillimet në Shkodër dhe në Kavajë që paralajmëruan se diktaturës po i vinte fundi.

Sot jemi pas 30 vitesh dhe Shqipëria prapë ka nevojë për një rishkundje. Sigurisht nuk jemi në diktaturë, sigurisht që ca gjëra të mira janë bërë në këtë vend këto vite, por kemi bërë shumë hapa pas gjithashtu. Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër”.

Ai gjithashtu vuri theksin tek ndryshimi që ofron Bindja në këtë garë krahasuar me subjektet e tjera, duke e nisur nga vetja:

“Do të thonë që çne kjo parti e re po e bën e para këtë hap, përpos vështirësive dhe pse nuk po e bëjnë ata të partive kryesore, të cilat janë bërë veterane. Sekreti është fare i thjeshtë, ne kemi listë të hapur, ata nuk e kanë! Ata janë në ankth, po presin natën e thikave të gjata, dita që kryetari do të vendosë se kujt do i qeshi buza dhe kujt do i qajë. Ne nuk e kemi këtë ankth sepse ne e kemi listën të hapur, ’ne jemi të gjithë për një dhe një për të gjithë ‘. Nuk jemi musketjerë por jemi luftëtarë! Po hyjmë në një betejë për ndryshimin e Shqipërisë duke nisur nga vetja, sepse ne kemi respekt për veten në rradhë të parë, kemi respekt edhe për njëri tjetrin”.

“Në qoftë se një votues i Partisë Demokratike apo i Partisë Socialiste, do të shkojë te kutia e votimit ai mund të votojë ose Lulzim Bashën, ose Edi Ramën sepse nuk ka mundësi tjetër. Siç e thashë, lista e tyre do të bëhet në momentin e fundit të skadimit të afatit. Ky është ndryshimi ynë me partitë e tjera. Ne i japim mundësinë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, që të sjellin ndryshimin”.

/a.r

Next Post
Shtimi i vdekjeve dhe infektimeve, paralajmëron mjeku në Greqi: Nuk e kemi parë ende kulmin!

Shtimi i vdekjeve dhe infektimeve, paralajmëron mjeku në Greqi: Nuk e kemi parë ende kulmin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In