• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bimët e tokës shqiptare i kthyen në produkte kozmetike luksoze”, historia e dy motrave Ada dhe Mikena

by Java News
23/09/2023 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në episodin e dytë të podkastit për këtë sezon ka pasur të ftuara dy motra të cila janë edhe krijuese dhe partnere, në një sipërmarrje që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe në një treg jashtëzakonisht konkurrues ndërkombëtar.

Ada dhe Mikena kanë treguar sesi arritën që idenë e tyre ta kthejnë në një biznes të njohur ndërkombëtarisht tashmë. Ata me bimët e tokës shqiptare prodhojnë produkte kozmetike.

Ada me profesion kimiste tregon sesi në fillim ka qenë ajo që ka nisur që të eksperimentojë me këtë bimë duke bërë varja dhe kremëra të ndryshëm, duke e zgjeruar më tej më pas idenë e saj në lidhje me këtë.

“Unë jam kimiste. Gjatë gjithë kohës kisha në mendje të bukurën, dhe aty fillova të eksperimentoja, midis vajrave, kremrave. Më ka pëlqyer gjithmonë fuqia që ato mbartin. E më pas kështu vijoi. Me ardhjen e demokracisë, sigurisht tregu u mbush. Aty kishte më shumë për kremrat dhe unë i merrja dhe i studioja, mbi përbërësit në etiketa. E fiksuar pas etiketave, fillova të studioja çdo përbërës të mundshëm, por në ato momente më lindi ideja, e kisha të ngulitur në mendje gjatë gjithë kohës që unë duhet të krijoja një produkt, i cili duhet të vinte shumë pastër te tregu dhe të ishin organik mbi të gjitha. Kjo më joshte gjatë gjithë kohës. Dhe ia dolëm, e krijuam. Kombinimi vajor është një nga produktet best seller për ne, por dhe për tregun. Ne tanimë, me kombinim vajor shkojmë në tregun ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër Mikena e cila kishte studiuar edhe për biznes ishte kthyer në ideatoren e këtij biznesi duke studiuar me detaje tregun dhe dinamikat e tij.

Dy motrat tregojnë se arritën që idetë e tyre ta kthejnë në realitet dhe të krijojnë kompaninë e tyre me produkte të bimëve nga toka shqiptare,  Ada Herbs e cila tashmë prej 11 vitesh shet produktet në tregje të ndryshme ndërkombëtare.

Ada dhe Mikena treguan se bimët e tokës sonë i kanë kthyer në produkte luksi edhe në vitrinat e botës duke krijuar njëkohësisht një treg online prej 35 mijë klientësh nga të gjitha kontinentet

“Po, në SHBA dhe kudo tjetër. Në Australi, në  Japoni kemi shumë klientë. Tregun online e kemi perfeksionuar mendoj, jo vetëm nga shërbimi, por edhe nga fakti që kemi shumë vite  që e kemi tonin. Në database-n tonë janë të regjistruar 35 mijë klientë që janë të përsëritur, domethënë klientë qe janë të regjistruar vetëm në database, por mund të ketë edhe të tjerë që nuk kanë mundur të regjistroheshin në database”, theksoi Mikena

Motrat ndër të tjera tregojnë se tashmë biznesi i tyre ka marrë një tjetër zhvillim dhe prania dhe hapësira që ato kanë gjetur në Francë i ka ndihmuar që të integrohen më lehtë në tregjet ndërkombëtare.

“Ja për shembull, disa dyer që na i ka hapur prodhimi në Francë janë pikërisht këto dyer sepse në momentin që ne prodhuam në Francë, deri diku në një treg ndërkombëtar sikur u afirmuam dhe ata filluan që të na kontaktonin, të kishin vlerësime të ndryshme ose dëshironin që të provonin produktet tona, ne kemi dhe një histori goxha komike me revistën e parë që ne kemi dalë, është Vogue në Angli. Ata na kishin kontaktuar disa herë në e-mail dhe ne e shikonim me një dyshim shumë të madh e-mail e parë, si një Spam dhe nuk e besonim. Ishim gjithë kohën duke kontrolluar, duke kontaktuar IT se mos është ndonjë Spam, derisa morëm guximin pas një jave t’i shkruanim”, ka thënë Mikena.

Sipas tyre produktet kanë zënë një vend të rëndësishëm edhe në disa revista ndërkombëtare si Vogue, Bazaar./f.s

Next Post
Gazetari i përmend vjehrrin e korruptuar dhe e akuzon për pastrim parash, s’përmbahet Adriatik Lapaj: Do ta hash o legen

Gazetari i përmend vjehrrin e korruptuar dhe e akuzon për pastrim parash, s’përmbahet Adriatik Lapaj: Do ta hash o legen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

October 28, 2026
LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

LETRA/ Sazan Guri i kërkon Berishës që të largohet nga drejtimi i PD-së: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen, hap rrugë për…

October 28, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In