• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bill Gates ‘kritikon’ Elon Musk: Do paguaja vaksinat dhe jo një udhëtim në Mars

by Java News
03/02/2023 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarderi Bill Gates ka folur në një intervistë për BBC përsa i përket menaxhimit të mirë të të ardhurave dhe ka dhënë shembullin e Elon Musk, sepse sipas tij Musk mund t’i përdorë fitimet e tij për të ndihmuar dhe për të shpëtuar jetë njerëzish në krahasim me udhëtimin në Mars. Gates ka thënë se më mirë do të paguante për vaksinat sesa të udhëtonte në Mars, gjë që ai nuk mendon se është një përdorim më i mirë i parave.

Bill Gates është shprehur kundër ambicieve të Elon Musk-ut për të dërguar njerëz në Mars. Sipas miliarderit amerikan, ato para në fakt mund të përdoren për të shpëtuar jetë duke investuar te vaksinat e fruthit. 67-vjeçari tha se megjithëse Musk ka një ndikim pozitiv në botë përmes Tesla-s, ai nuk e konsideronte atë si një “filantrop” të vërtetë si Ëarren Buffet, Jeff Bezos dhe ai vetë. Bashkëthemeluesi i Microsoft-it njihet edhe si filantrop pasi themeloi Fondacionin Bill dhe Melinda Gates në vitin 2000 me një mision të deklaruar për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe për të reduktuar varfërinë në mbarë botën.

Kur u pyet nga gazetari i BBC-së, Amol Rajan, nëse shkuarja në Mars ishte një përdorim i mirë i parave, Gates tha: “Jo për mendimin tim”.

“Është shumë e shtrenjtë të shkosh në Mars. Mund të blesh vaksina kundër fruthit dhe të shpëtosh jetë për 1000 dollarë, për jetë të shpëtuar”, tha ai, duke shpjeguar se udhëtimi në hapësirë nuk është një mënyrë me kosto efektive për të shpëtuar jetë.

Gates ka qenë prej kohësh “avokat” i investimeve në vaksina dhe në një numër rastesh ka theksuar që pandemitë dhe sëmundjet vdekjeprurëse paraqesin një kërcënim të madh për të ardhmen e njerëzimit.

/s.f

 

Next Post
Dyshohet për pastrim parash, arrestohet ish-zyrtarja Alda Klosi

Dyshohet për pastrim parash, arrestohet ish-zyrtarja Alda Klosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In