• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bill Gates është njeriu më i admiruar në botë, por Angelina Jolie zëvendësohet nga Michelle Obama si gruaja më e admiruar

by Java News
19/07/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeff Bezos e ka kaluar ndoshta Bill Gates në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, por themeluesi i Microsoft mund të ngushëllohet (përtej se me 100 miliardë dollarët që disponon në llogari) edhe me titullin si mashkulli më i admiruar në botë.

Një titull aspak i mirëqenë, duke marrë parasysh se Gates mundi personalitete shumë të dashur si ish presidenti i SHBA Barack Obama, Dalai Lama dhe “yje” të sportit si Cristiano Ronaldo, dhe ku mungojnë personazhe të famshme si Mark Zuckenberg.

Klasifikimi i përgatitur nga You Gov, portali britanik që mbledh një komunitet aktiv në rang botëror që tejkalon 6 milionë persona.

Surprizon që në renditjen e përgjithshme ndodhen edhe liderë shumë të diskutuar si presidenti kinez Xi Jinping në vendin e katërt, Vladimir Putin në e dhjetë dhe presidenti turk Erdogan në vendin e 19-të. Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në vendin 1 14-të, gjithsesi sipër Papa Franceskut.

Ego-ja e Cristiano Ronaldo (i shtati) u ledhatua nga fakti që mundi sërish rivalin Messi, që ndodhet në vendin  e 9-të.

Në rang femëror, Michelle Obama dominon preferencat në rang botëror, i ndjekur nga personaliteti i televizionit amerikan Oprah Winfrey dhe Angelina Jolie. Mbretëresha Elizabeta e Anglisë mbeti jashtë podiumit, po sërish në pozicion të kënaqshëm. Ndërkohë, për herë të parë futet në klasifikim edhe “first lady” amerikane, Melania Trump ( e 19-ta).

Përtej klasifikimit të përgjithshëm, ekzistojnë edhe klasifikime sipas vendit, ku nuk mungojnë surprizat. Në Angli, mashkulli më i admiruar është sir David Attenborough, një nga personazhet më të dashura të dokumentarëve të BBC, ndërkohë që në Japoni admirimin për perandorin Akihito nuk e diskuton kush.

Në renditje, ka vend edhe për mitet e kinematografisë dhe aksionit si Jackie Chan, i treti në klasifikim. Kush nuk do të donte të zotëronte aftësitë e tij në karate? Ndoshta edhe vetë Bill Gates.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

November 24, 2026
SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In