• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bileta e urbanit bëhet 40 lekë/ Debate të ashpra Veliaj-PD

by A R
31/12/2015 02:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes debateve të ashpra që shoqëruan mbledhjen e Këshillit Bashkiak deri në orët e vona të natës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Bashkia ka miratuar vendimin për të rritur cmimin e biletës së urbanit në 40 lekë. Vendimi u votua rreth orës 00:40 minuta me kartonat e shumicës teksa këshilltarët e PD kundërshtuan ashpër draftin duke e cilësuar si afera e rradhës nga ana e kryebashkiakut.  Vetë Veliaj tha se propozimi ka të bëjë me indeksimin e cmimit të biletës së urbanit, veprim i cili do ta rrisë me 10 lekë koston e saj. Më parë kryebashkiaku  zhvilloi një sërë negociatash intensive me shoqatën e transportit qytetas, e cila prej kohësh kërcënonte se nëse nuk do të rishihej cmimi i biletës( kërkesa e shoqatës ishte që bileta të kushtonte 70 lekë) ata që më 1 janar të vitit të ardhshëm do të bojkotonin veprimtarinë e tyre, duke sjellë kështu pezullimin e plotë të transportit urban në kryeqytet.

I gjithë diskutimi mes palëve ka kaluar në një sërë debatesh të forta mes përfaqësuesve të PD, PS dhe vetë kryebashkiakut Veliaj. Këshilltarët e PD e kanë akuzuar kryebashkiakun se ka bërë një aferë korruptive në kurriz të qytetarëve të Tiranës, madje fjalori ka degraduar deri aty sa përfaqësuesit e opozitës e kanë cilësuar Veliajn si hajdut apo xhepist gjatë transmetimit live të seancës së Këshillit Bashkiak.

Më poshtë janë disa nga debatet:

Akil Kraja (PD): Ky duket një skenar i organizuar. Ky vendim nuk mund të merret me urgjencë. Duhet të konsultohemi me grupet e interesit. Konsultohuni me qytetarët dhe ata do tu thonë se nuk janë dakord me këtë rritje. Bashkia thotë ‘unë negocioj, por vendimin merreni ju (këshilli bashkiak). Jo nuk funksionon kështu.

 Eridian Salianji (PS): Sot jemi përballë një emergjence. Shoqata e Transportit ka paralajmëruar grevë dhe kur ka grevë ka emergencë. Komisioni i Ligjeve u mblodh me emergjencë për këtë situatë. Ju bëni sikur qani me lot krokodili. Ne që rritëm çmimin po marrim përgjegjësi. Kjo është përgjegjësi.

Fabian Topollaj (PD): Kjo është vjedhje, kjo që po bëni ju. Po nuk je ti hajduti, është ky këtu (i drejtohet Veliajt).

Eridian Salianji (PS): O legen, nuk kam për të të lënë ty për të folur, o legen.

Leonard Olli (PD): Propozimi ynë është, nuk ka prekje të cmimit të biletës. Duhet bashkëbisedim me Qeverinë për ta zgjidhur. Zoti Veliaj deklaruat se nuk do lejoni rritjen e cmimit. Nëse do luani me termat kjo është e turpshme.

Erion Veliaj: Ky është një sport që unë e njoh shumë mirë, nuk ka dyshime për këtë. Unë nuk kam bërë asnjë kontratë, ku është hajdutëria këtu? Nëse nuk marrim një vendim që na con në një zgjidhje, për cdo qytetar të Tiranës që në 1 Janar nuk do gjente autobusin në stacion dhe do merrte taksinë, do conte në 10­fishim të biletës.

Fabian Topollaj(PD): (bërtet) O xhepist, o xhepist.

 Erion Veliaj: Unë jam ndryshe nga struci (I referohet Lulzim Bashës)  që ka qenë këtu. Ai ishte një frikacak që nuk mori asnjë vendim. Ja ky është simboli i degradimit që e degjeneroi qytetin.

(Leonard Olli cohet në këmbë dhe fillon të bërtasë…)

Veliaj: Qetësohu (i drejtohet Ollit), jepi një biberon atij tjetrit (Topollajt) dhe ulu.

…Leonard Olli dhe Fabian Topollaj cohen nga vendi I tyre dhe I afrohen Veliajt… I flasin duke I drejtuar gishtin… Veliaj u bën me shenjë të mbyllin gojën… Olli dhe Topollaj largohen…

NIS VOTIMI I cili miratohet me votat e këshilltarëve të  PS dhe LSI

Reila Bozdo: Kryetar, më falni… ju lutem… ne nuk e marrim dot fjalën?

 Erion Veliaj: Reila nuk kam cfarë të bëj shpirt, ke dy kolegë aty që bëjnë zhurmuesin. Ty ata ta bllokuan, edhe pamjen edhe figurën.

Next Post

Sulmet e Parisit u organizuan me telefon, ja mesazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In