• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bileta avioni me 4 euro në Europë, vetëm në Shqipëri çmimet fluturojnë 300 euro

by A R
29/07/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tarifa fluturimesh kaq të lira brenda BE-së nuk janë parë ndonjëherë, shkruan Corriere Della Sera.Me 300 euro mund të udhëtohet vajte/ardhje në Azi. Brexit dhe terrorizmi kanë trembur pasagjerët, ndërsa mes shoqërive ajrore ka nisur ‘lufta’.

Deri ku mund të ulet çmimi i një bilete fluturimi? Në gusht, mund të gjesh pa frikë bileta fluturimesh për udhëtime mes kryeqyteteve të Bashkimit Europian me 3.8 euro vajte/ardhje, përfshirë dhe taksat.Në shtator – tetor për disa fluturime me destinacion Lindjen e Mesme biletat mund të prenotohen me një çmim që shkon deri në 340 euro, përfshirë të gjitha taksat.

Me 160 euro mund të udhëtoni nga Milano në San Françisko për disa ditë mes shtatorit dhe nëntorit. Sipas Hopper, kompani e cila studion ecurinë e çmimeve, në datë 16 korrik fluturimi SHBA – Europë preku vlerën më të ulët të mundshme në tre vitet e fundit, 560 euro.

Rekordi i uljeve

Rënia e çmimeve ishte e parashikuar. Rritja e fortë e numrit të pasagjerëve, kryesisht nga Azia, ka bërë që shoqëritë ajrore të vënë në dispozicion më shumë vende të lira.Për këtë mjafton që të analizohen parashikimet e Iata-s, shoqatës ndërkombëtare të aviacionit civil e cila përfaqëson rreth 80% të shoqërive ajrore. “Në vitin 2016, mesatarja botërore e çmimit të një bilete vajtje/ ardhje do të zbresë në kuotën 366 dollari (333 euro), 106 dollarë më pak se në vitin 2014 dhe rreth 62% më pak se në vitin 1995”.

Paralelisht numri i pasagjerëve do të rritet nga 3.6 në 3.8 miliardë në vit.

Pasagjerët që mungojnë

Por, pastaj mbërriti Brexit, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar, një nga tregjet më të rëndësishme për shoqëritë ajrore, për të lënë Bashkimin Europian. Më pas sulmet terroriste në Stamboll e Nice. Këtyre iu shtua edhe grushti i dështuar i shtetit në Turqi.

Rezultati? Pasagjerët, në veçanti ata aziatikë, më të ndjeshmit ndaj pasigurive sociale dhe politike, reduktuan prenotimet. Me dhjetëra shoqëri, përfshirë këtu ndikimet nga lëvizjet e atyre me kosto të ulët, u gjendën përballë vendeve bosh dhe si përgjigje ulën ndjeshëm çmimet e biletave.

Një luftë që dikton ulje të mëtejshme, por që përballë ka shoqëritë e tjera ( jo ato me kosto të ulët).

Ryanair, për shembull për të mbajtur të lartë normën e mbushjes së avionëve, do të ulë me 12% koston e biletave. Kompania parashikon që gjatë periudhës prill 2016 – mars 2017 të sigurojë 117 milionë pasagjerë.Biletat që ka ofruar kjo kompani në periudhën prill – qershor 2016 arritën një mesatare prej 39,9 euro ose rreth 10% më pak se në të njëjtin tremujorit të vitit të kaluar.

Parashikimi për 2017-ën

Çfarë do të ndodh në muajt në vazhdim? Çmimet, thonë analistët, do të vazhdojnë të bien deri në dhjetor.Por, më pas shoqëritë që do të duan të transportojnë më shumë pasagjerë, duke paguar më shumë do të nxjerrin në pah planet “mbrojtëse” : ulje të numrit të destinacioneve, reduktim i vendeve në dispozicion veçanërisht për pasagjerët e distancave të gjatë, për të rritur kështu çmimin e biletave.Dilema më e madhe e administratorëve të shoqërive ajrore është se si do të reagojnë konsumatorët.

Sepse pasi kanë provuar që të udhëtojnë me 4 euro nga njëri kryeqytet i Europës në tjetrin do të jetë e vështirë që të kalohet në një çmim dhjetëfish më të lartë në më pak se një vit, përfundon artikulli i Corriere della Sera.

Vetëm Shqipëria me çmime të çmendura

Ndryshe nga tendenca europiane, në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të muajit prill 2016 AlItalia rivendosi kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve, me 60-70%, dhe sot drejt Italisë, (desinacioni i gjysmës së pasagjerëve) vështirë sot se gjen biletë nën 200 euro për çfarëdolloj destinacioni.

Edhe në raport me rajonin, biletat janë disafish më të shtrenjta. Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, psh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani loë cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.

Sidomos në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye. Në të ka operatorë loë cost si Ëizz Air; shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri. Nga Shkupi psh mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët loë cost (Blue Panorama) dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë, AlItalia, Austrian Airlines, Lufthansa, që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve. Për në Gjermani e shtetet e tjera të BE-së çmimet janë rreth 300 euro, apo më shtrenjtë.

Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400-500 euro.

Në Podgoricë veprojnë dy operatorët loë cost, Ryan Air dhe Easy Jet, nga të cilët mund të gjesh alternativa të lira, sidomos për kthimin nga Londra (më pak se 50 euro)

Next Post

Reforma, ambasadori Lu takohet me Xhafajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Goditja e mafias në Europë, të paktën 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

October 21, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

October 21, 2026
Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

October 21, 2026
Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

October 21, 2026
Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

October 21, 2026
BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In