Ishuj, porte, bregdete, fusha kjo është lista e cila gazeta “Bild” ka publikuar këto ditë. Këto prona duhet të shiten për të paguar borxhin e madh grek karshi qeverisë gjermane.
Në këtë listë ka dhe 14 aeroporte periferikë, ku dy nga më kryesorët janë aeroproti Rodos dhe Kerkira.
Në këtë listë përfshihen dy avionë që çmohen me një vlerë prej 10 milionë euro, 2500 ndërtesa të ministries së kulturës, 2 stadiumet më të mëdhenj, bazën amerikane në Kretë, 77 mijlë parcela tokë, si dhe disa prona të qeverisë greke që ndodhen jashtë Greqisë. Listën e ndjekin dhe shumë stadiume të lojërave olimpike të 2004-s.









