• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bild”: 4 arsye se pse Rusia do ta humbasë sërish “Luftën e Ftohtë”

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një Luftë e re e Ftohtë”. Kështu deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri rus Dimitrij Medvedev dhe thuajse askush nuk e kundërshtoi. Kurrë më parë nuk kanë qenë kaq agresive marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit. Lufta e Ftohtë përfundoi përpara 25 vitesh. Muri ra, blloku lindor u shpërbë, Bashkimi Sovjetik po ashtu. Perëndimi fitoi, Moska humbi. Por këtë herë?

“Bild” rendit 4 arsye se përse Rusia do e humbasë sërish këtë Luftë të Ftohtë:

– Ekonomia e prapambetur: Rritja ekonomike e viteve të fundit ka qenë në varësi të çmimit të naftës. Tani ekonomia do tkurret me minus 3.8 përqind, produktet e markave të njohura botërore mungojnë, investitorët e huaj po tërheqin paratë e tyre (deri më tani 85 miliardë dollarë), në vend mbizotëron pasiguria ligjore dhe burokracia. Inflacioni është 9 përqind, normat e referencës në 17 përqind. Kjo do të thotë se ekonomia e Rusisë është një gjigand prej kartoni.

– Vulnerabiliteti: Sansionet e forta të Perëndimit mund të godasin në mënyrë fatale bankat dhe ekonominë, në rast se ato izolohen nga qarkullimi ndërkombëtar i parave (marrëveshjet-SWIFT).

– Mungesa e parave: Rusia nuk mund të përballojë një garë armatimesh si gjatë Luftës së parë të Ftohtë. Për buxhetin e vitit 2016, Rusia e ka planifikuar çmimin e naftës tek 50 dollarë për fuçi, aktualisht është poshtë 30 dollarë. Në vitin 2015 u tkurr buxheti për mbrojtjen.

– Institucionet: Rusia është vetëm formalisht një demokraci. Mediat, gjykatat, administrata janë ose thellësisht pro-Kremlinit, ose shumë të korruptuara. Në indeksin ndërkombëtar të korrupsionit, Rusia është e 119-ta nga 167 vende. “Korrupsioni nuk është përjashtim, por rregull”, thotë eksperti i Rusisë, Boris Reitschuster. Kjo do të thotë: Sistemi rus i Putinit nuk ka mësuar nga gabimet e të shkuarës.

Next Post

Nishani dënon deklaratat e Ramës: Kerry kërkoi vetë që të takohej me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In