• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci i zgjedhjeve/ Një deputet dhe 21 persona, kryesisht të LSI-së, në hetim për blerje vote

by Java News
05/07/2017 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa nga partitë kryesore në vend kanë përsëritur akuzat për blerje masive të votës më 25 qershor, por nga komunikimi me policitë dhe prokuroritë në të 12 qarqet e vendit mësohet se vetëm një grusht çështjesh kanë arritur të dokumentohen dhe të ndiqen nga institucionet. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se fenomeni i shit-blerjes së votës është denoncuar në 6 qarqe të vendit, ndërkohë 20 persona po ndiqen penalisht në të gjithë vendin për veprën penale të korrupsionit aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Ndërkohë, një deputet i LSI u kallëzua për këtë akuzë në Prokurorinë e Përgjithshme  gjatë fushatës elektorale dhe disa zyrtarë që i përkisnin kryesisht kësaj force politike u larguan nga detyra me akuza për fushatë të paligjshme. Në Dibër, dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, për të cilët BIRN mësoi se kishin lidhje farefisnie me kandidaten fituese të PDIU, u ndaluan dhe u pezulluan për përfshirje të paligjshme në fushatë.

Blerja e votës, nga Shkodra në Vlorë

Dy ditë para zgjedhjeve, një rast i denoncuar nga emisioni “Stop” në TV Klan pas filmimeve me kamera të fshehta përfundoi me arrestimin e tre personave të përfshirë në Tiranë-të dyshuar për blerje votash. Policia njoftoi arrestimin e Arben Markut, që shfaqej në video duke paguar për votën për Partinë Socialiste, Luan Nela personin që mori paratë dhe po ashtu Luan Imeraj, që sipas policisë i përkiste LSI dhe kishte nxitur videoincizimin duke i ofruar Nelës një vend pune në rast se ai e kryente atë.

“Këta shtetas janë arrestuar pasi në kameran e fshehtë pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku, i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare shtetasit Luan Nela. Eshtë arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela përfiton shumën e parave…Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëjë regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj, i cili është përkrahës i LSI”, thuhej në komunikatën e policisë për këtë rast.

Ndërkohë në Elbasan, tre persona po ndiqen penalisht për blerje të votës. Drejtoria e Policisë së Elbasanit i tha BIRN se aktualisht ndodhen nën hetim “tre shtetas që u kapën ditën e zgjedhjeve me sasi të konsiderueshme të hollash dhe ushqimesh”. Sipas policisë, një rast i përket Librazhdit, një tjetër Elbasanit dhe një është shënuar në Cërrik.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve” dhe rrezikojnë deri në 2 vjet burg. Policia thotë se në dy rastet e para, personat e përfshirë i përkasin PDIU, e cila fitoi një mandat më shumë në këtë qark krahasuar me zgjedhjet e 2013 dhe gati i trefishoi votat e saj. Ndërsa në rastin e tretë, i akuzuari sipas policisë është një person pranë LSI.

Në Shkodër po ashtu u raportuan tre raste të blerjes së votës. Policia arrestoi Izmir Bushajn, një doganier që sipas saj po blinte vota për LSI, kushëririn e tij Gëzim Bushaj që akuzohet se po e shiste votën dhe shoqëroi kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Shkodrës, Përparim Rraboshta i cili shpërndau ndihma ushqimore për familjet egjiptiane një ditë para zgjedhjeve.

Bushaj, i cili është me masë sigurie arrest shtëpie nga gjykata për këtë çështje i ka mohuar akuzat. Rraboshta, për PSD-në e të cilit garonte Tom Doshi dhe që arriti rekord në këto zgjedhje në Shkodër duke nxjerrë për herë të parë një kandidat fitues, i cilësoi akuzat politike. Ndërkohë katër persona të tjerë dhe një punonjës i KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) po ashtu u shoqëruan, por u lanë të lirë pasi policia gjeti se ekonomisti po shpërndante një ditë para zgjedhjeve çeqet e dëmshpërblimeve për përmbytjet e 7 viteve më parë.

Në Korçë, një 55-vjeçar përfundoi në pranga ditën e zgjedhjeve, me akuzën se po tentonte të blinte vota në favor të LSI-së. Pajtim Myrtollari, koordinator i LSI-së në një lagje të Korçës ishte arrestuar për të njëjtën akuzë edhe në zgjedhjet e vitit 2013, por gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur më pas të pafajshëm ndërsa akuzat ishin amnistuar ndërkohë që çështja e tij ndodhej në Apel.  Avokati i Myrtollarit i cilësoi akuzat politike.

Po në Korçë, një koordinator tjetër i një force politike, po hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën 170 mijë lekë që dyshohet se do i përdorte për të blerë zgjedhës dhe paguar komisionerë. Ndërsa në Vlorë, tre persona u referuan në Prokurorinë e Vlorës me akuza për blerje të votës. Policia thotë se ata janë ndaluar më 23 qershor, ndërsa nuk ka bërë me dije se për llogari të kujt subjekti politik do të bleheshin votat.

Akuza dhe hetime për blerjen e votës pati edhe në Delvinë, ku një drejtuese lokale e PS denoncoi ditën e zgjedhjeve një përfaqësues të LSI, të cilin sipas policisë ajo nuk e njihte, që po “shpërndante vlera monetare në këmbim të votës”. Policia tha se rasti po hetohej dhe mbetej pa autor.

Ndërsa në Fier, i vetmi rast i denoncuar nga një qytetare nuk u arrit të verifikohej nga policia. Rasti i parë i një deputeti të akuzuar për korrupsion në zgjedhje u shënua në Berat. Disa funksionarë të LSI-së, përfshirë edhe deputetin Gledion Rehovica u kallëzuan nga policia e Shtetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sërish dhunë në Lezhë

Lezha ishte i vetmi qark ku pati përplasje me armë ditën e zgjedhjeve, por fatmirësisht pa viktima. Një aktivist i LSI u plagos ditën e zgjedhjeve pranë një qendre votimi në Shëngjin. “Shtetasi Florian Bushku ka mbetur i plagosur pas një sherri me armë të ndodhur jashtë qendrës së votimit”, njoftoi policia. Sipas saj, Bushku ishte qëlluar me qytë arme ndërsa pranë qendrës së votimit pati edhe të shtëna.  Lezha po ashtu pati edhe numrin më të madh të kallëzimeve për dhunë gjatë fushatës, kryesisht të denoncuara nga LSI, ish kreu i të cilës Ilir Meta bëri edhe thirrje për armatosje disa ditë para zgjedhjeve.

Policia në Lezhë thotë se po heton dy raste dhunimi dhe tre denoncime për kanosje.

Ndërkohë në Vlorë, inicidenti më i rëndë ishte përplasja mes 20 aktivistëve të LSI përfshi kandidatin për deputet Shezai Rrokaj me policinë dhe komisionerët e qendrës së votimit të fshatit Bishan. Policia në një sqarim për situatën tha se konflikti u zgjodh me mirëkuptim, ndërsa prej saj u verifikua se kutia e votimit që pretendohej se mund të ishte e dëmtuar, në fakt ishte e paprekur.

Të dhënat e siguruara tregojnë se raste të kanosjes gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve janë raportuar në të gjithë vendin. Në Tiranë, policia ndërhyri vetëm në një rast gjatë numërimit të votave në Kavajë, pasi në vendin ku po bëhej numërimi pati një grindje mes vëzhguesve. Ndodhi të ngjashme pati gjatë numërimit edhe në KZAZ të tjera.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria në Durrës po hetojnë vetëm shpërthimin e një sasie të vogël eksplozivi në zyrat e LSI. BIRN mësoi se përpos këtij incidenti të raportuar në ditët e fundit të fushatës, asnjë kallëzim tjetër nuk është bërë në lidhje me zgjedhjet në këtë qark. Në Kukës po ashtu nuk ka kallëzime të rregjistruara nga policia për ditën e zgjedhjeve. Qarqet e tjera ndërkohë kanë raportuar inicdente të vogla të fotografimit të votës, votimit jashtë dhomës së fshehtë, largimit të komisionerëve dhe probleme të tjera të ngjashme.

Përfshirja e policisë

Tensionit të zgjedhjeve nuk i shpëtuan as punonjësit e policisë-për të cilët pati arrestime dhe denoncime gjatë fushatës elektorale. Një punonjës i Policisë së Shtetit është lënë me masë sigurie arrest në burg për 30 ditë nga gjykata në Dibër, ndërsa një punonjës i Gardës së Republikës i përfshirë në të njëjtin incident u lirua nga detyra.

Demir Deda u arrestua nga SHÇBA pasi dyshohet se u përfshi në konflikt me aktivistë të Partisë Demokratike më 21 qershor në një fshat të Dibrës. Sipas policisë lokale, Deda shoqërohej nga efektivi i Gardës së Republikës, Florian Lala gjatë incidentit dhe të dy ata ishin të afërm të kandidates së PDIU-së në Dibër, Reme Lala.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gardisti Lala ka mohuar në gjykatë se ishte përfshirë në fushatë, ndërsa ka thënë se kishte marrë leje të zakonshme dhe ndodhej me pushime të dajët në një fshat të Dibrës për shkak të klimës.

Një tjetër oficer policie është pezulluar dhe po ndiqet në gjendje të lirë në Berat, pasi sipas policisë shoqëroi një qytetar nga një qendër votimi pa zbatuar rregullat që ndiqen ditën e zgjedhjeve. Po ashtu, dy punonjës policie u pezulluan në Elbasan sepse nuk ndërhynë konform ligjit, ndërsa disa drejtues kanë marrë vërejtje.

Task-forca që u ngrit për të monitoruar zgjedhjet pas marrëveshjes së 18 majit mes PS dhe PD ka dërguar për ndjekje penale një sërë zyrtarësh lokalë, kryesisht të akuzuar për fushatë gjatë orarit të punës apo për përdorim të funksioneve publike në veprimtari politike. Fati i këtyre çështjeve të kontestuara politikisht kryesisht prej LSI-së, e cila ishte edhe më e goditura nga këto vendime mbetet ende i paqartë.

Raportuan për këtë analizë: Elvis Nabolli, Bashkim Shala, Hysen Likdisha, Elvis Hila, Gëzim Kabashi, Dhorjela Çule, Bardha Nergjoni, Erjola Azizolli, Jerola Ziaj dhe Edmond Hoxha.

BIRN

ma.me

Next Post
Serbët e Veriut i kthehen pasaportës të Kosovës

Serbët e Veriut i kthehen pasaportës të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In