• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanci tre herë më i lartë/ Del raporti i OBSH: COVID u mori jetën rreth 15 milionë njerëzve në mbarë botën

by Java News
05/05/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy vite pandemi, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën gati 15 milionë njerëz. Shifrat i ka bërë publike ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërsa theksohet se bëhet fjalë për thuajse trefishin e shifrave zyrtare të raportuara prej thuajse 6.3 milionë raste vdekjesh nga koronavirusi.

Llogaritjet e OBSH tregojnë senumri i vdekjeve të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me pandeminë COVID-19, të cilësuara si “vdekshmëri e tepërt”,  midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021 ishte afërsisht 14.9 milionë, dhe potencialisht deri në 16.6 milionë.

OBSH llogariti vdekshmërinë e tepërt si diferencë mes numrit të vdekjeve që kanë ndodhur dhe numrit që do të pritej në mungesë të pandemisë bazuar në të dhënat e viteve të mëparshme.

Vdekshmëria e tepërt përfshin vdekjet e lidhura me COVID-19 drejtpërdrejt, për shkak të sëmundjes, ose indirekt – kur njerëzit që vuanin nga probleme të tjera shëndetësore nuk patën mundësi të parandalonin apo trajtonin problemet e tyre sepse sistemet shëndetësore ishin të mbingarkuar nga numri i lartë i pacientëve.

OBSH vuri në dukje se vdekshmëria e tepërt mund të jetë kufizuar nga vdekjet e shmangura gjatë karantinave për shkak të rreziqeve më të ulëta të ngjarjeve, të tilla si aksidentet rrugore ose lëndimet në punë.

Sipas OBSH, shumica e këtyre “vdekjeve shtesë”, 84, janë të përqendruara në Azinë Juglindore, Azi, Evropë dhe tek Amerikat. Vendet me të ardhura të mesme përbënin 81 për qind të vdekshmërisë së tepërt, vendet me të ardhura të larta 15 për qind dhe vendet me të ardhura të ulëta 4 për qind.

“Këto të dhëna kthjelluese jo vetëm që tregojnë ndikimin e pandemisë, por edhe nevojën që të gjitha vendet të investojnë në sisteme shëndetësore më elastike që mund të mbështesin shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë krizave, duke përfshirë sisteme më të forta të informacionit shëndetësor,” Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, në një deklaratë.

“OBSH është e vendosur të punojë me të gjitha vendet për të forcuar sistemet e tyre të informacionit shëndetësor e për të gjeneruar të dhëna më të mira për vendime më të mira dhe rezultate më të mira”.

Next Post
perdhunimi1-768×432

E rëndë në Durrës/ 28-vjeçari futet me dhunë në banesën e 53-vjeçares, e përdhunon dhe i vjedh një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In