• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BILANCI/ Shqipëria përfitoi 1.3 mld euro nga trafiku i kanabisit

by Java News
28/10/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapja e tonelatave me hashash në Shqipëri, ose në brigjet e fqinjëve, sidomos në Itali është bërë një lajm i përditshëm tashmë, që nuk po habit më askënd. Por, sa janë të ardhurat që vijnë nga shitja e këtij produkti, që për vetë riskun e lartë që mbart, ka një vlerë të konsiderueshme shitjeje?

Si një aktivitet i fshehur dhe kriminal është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. “Monitor” është munduar të bëjë një vlerësim, nisur nga dy të dhëna indirekte, atë të rrënjëve të asgjësuara nga policia (për vitin 2016) dhe sasive të kapura nga policia përgjatë viteve 2016-2017, kur u tentua trafikimi i prodhimit masiv të 2016-s.

Të dy vlerësimet të çojnë në një rezultat të ngjashëm se, vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase (shiko llogaritjet më poshtë). Të ardhurat e vlerësuara nga droga llogariten në rreth 10 për qind të PBB se së 2016 (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që ka bërë UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), për vitin 2014, ku fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), apo rreth 300 milionë USD për vitin 2014.

Megjithatë, kjo shumë nuk ka hyrë menjëherë në ekonomi. Një pjesë e sasisë së mbjellë ka mbetur ende stok për shkak të mbiprodhimit, një pjesë mbahet e fshehur në dyshekë e kasaforta dhe një pjesë mund të jetë transferuar jashtë vendit. Në Shqipëri, dy treguesit indirekte më të dukshëm për rritjen e sasisë së valutës në qarkullim nga ekonomia kriminale janë ecuria e kursit dhe vala e ndërtimeve. Pa arsye të dukshme, dhe në tendencë të kundërt me tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar ndjeshëm këtë vit, duke u luhatur ende afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit.

Lidhja më e dukshme ishte kur në datën 27 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve euro u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009, nga 134.87 lekë që këmbehej në 19 maj, kur filloi zyrtarisht fushata. Më pas euro është rritur dhe nuk ka arritur më në nivelet e pas zgjedhjeve. Më herët Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se transaksionet ditore me kursin në Shqipëri janë rreth 20 milionë euro, pra nevojiten miliona euro për të dhënë një ndikim kaq të madh tek kursi në një afat të shkurtër kohor.

Treguesi i dytë është ai i ndërtimeve që janë rikthyer sërish me vrull në gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në 6-mujorin e parë të 2017-s shënoi një rritje vjetore me 82%, duke arritur në 298. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar- gusht, teksa kredia e re për ndërtimin, ndonëse u rrit me 46% në 17 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e dhënë mbetet e njëjtë si në vitin 2012 kur ishin dhënë vetëm 37 leje! Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit ka ardhur nga jashtë kanaleve bankare.

Vlerësimi i parë, përmes sasisë së rrënjëve të asgjësuara:
Sipas të dhënave zyrtare gjatë aksioneve masive antikanabis gjatë vitit 2016 janë asgjësuar 1.5 milionë rrënjë. Nisur nga sasitë e kapura pas aksionit të vjeshtës 2016 vlerësimet janë se është asgjësuar minimalisht më pak gjysma e prodhimit. Pra rreth 2 milionë rrënjë të prodhuara që janë hedhur në treg ose janë stok ende ne magazina.

Burimet nga tregu shpjegojnë se, rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram për një rrënjë me një çmim mesatar (përfshirë kostot e prodhimit, përpunimit, magazinimit, transportit) në pjesën shqiptare është mesatarisht 800-900 euro/kg), për shkak të zhvlerësimit të bimës nga superprodhimi. (Të dhënat e fundit nga përgjimet e Dosjes së Habilajve nga prokuroria italiane bënë të ditur se çmimi i shitjes së një kg hashashi në tregun italian ishte rreth 1500 euro, nga të cilat 60% ishte kosto deri sa mbërrin produkti në palën italiane, pra rreth 900 euro).

Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.

Vlerësimi i dytë, sipas sasive të kapura
Një shifër e ngjashme vërtetohet indirekt edhe nga të dhënat e policisë.

Sipas të buletinit zyrtar të Ministrisë së Brendshme gjatë periudhës janar-tetor 2017, bashke me deklaratat prokurorisë së Leçes janë sekuestruar 100 tonë kanabis, nga të cilat 25 tonë në vendin fqinjë.

Duke llogaritur dhe sasinë e kapur në 2016-n janë në total rreth 130 ton.
Sasia e kapur është edhe më e lartë pasi në përllogaritje nuk janë përfshirë sasitë e kapura në Greqi, Gjermani dhe Maqedoni. Vlera e mbetur në ekonominë shqiptare e një kilogrami kanabis është rreth 800-900 euro pas rënies së çmimeve. Në total droga e sekuestruar këtij viti vlerësohet 900-100 milionë euro.

Praktika sugjeron se me një mesatare të përbotshme policia arrin të sekuestrojë një të dhjetën e sasisë, pra sasia e prodhuar arrin në 1300 ton. Ndaj vlera e drogës e kapur nga policia e dhjetëfishuar tregon një të ardhur të mbetur në ekonominë shqiptare me rreth 1 miliardë euro.

Një pjesë e kësaj vlerë tashmë ka hyrë në ekonomi, por sipas burimeve nga tregu stoqet janë të mëdha, pasi grupet e trafikut janë pritje të çmimeve më të larta. Në këto përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat nga kokaina. Nga janari në gusht policia e shtetit në buletinet mujor të saj ka sekuestruar 17 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë, pa përfshirë kapjet e këtyre substancave narkotike ne vendet fqinjë me origjinë nga Shqipëria./ Monitor

kanabis

Next Post
Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e rrjetit ujësjellës tek “Mihal Grameno”

Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e rrjetit ujësjellës tek “Mihal Grameno”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

April 14, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

April 14, 2026
Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

April 14, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Eric Wendt, ambasador në Shqipëri? Nazarko: SHBA po mbyll boshllëqet në Ballkan

April 14, 2026
“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

April 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

April 14, 2026
Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In