• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bilanci/ Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld euro

by Java News
23/04/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia po jep shenjat e para të ngadalësimit, pasi ka rënë ritmi i rritjes së të ardhurave, ndikuar më shumë nga rënia e aktivitetit të bizneseve. Në tremujorin e parë të ardhurat nga tatimi mbi fitimin që lidhet direkt me xhiron e bizneseve ranë me 13.7% krahasuar me vjet. Nga ky zë janë arkëtuar vetëm 18.7 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se viti i kaluar.

Në total në këtë tremujor Ministria e Financave thotë se në arkën e shtetit kanë hyrë 163.8 miliardë lekë ( mbi 1.6 miliardë euro), duke u rritur me afro 7.6 miliardë lekë në raport me vitin e kaluar. Në këtë periudhë të parë të vitit të ardhurat tatimore janë rritur me 11.7% krahasuar me 2023-shin dhe sipas financave kanë arritur në 99.4 miliardë lekë. Peshën më të madhe e kanë mbajtur zërat tatimorë të lidhura me pagat e punësimin.

Nga janari në mars u rritën me 15.5% të ardhurat nga tatimi mbi pagat, dhe arritën në 15.3 miliardë lekë, në këtë pikë ndikim ka dhënë rritja e rrogave në sektorin publik që prej korrikut të vitit të shkuar. Për pasojë janë shtuar edhe kontributet që varen nga rrogat e deklaruara, dhe në tre muaj kontributet e arkëtuara ishin 37.5 miliardë lekë.

Në rritje në këtë periudhë të parë të vitit ishte edhe TVSH-ja, me 17.5 miliardë lekë ose 35.5% më shumë se 3 mujori 2023, e ndikuar edhe prej çmimeve të larta, pasi sa më të larta të jenë çmimet aq më e lartë është vlera e TVSh-së që paguhet.

Kurse të hyrat doganore, për shkak edhe të rënies së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja dhe zhvlerësimit të valutave, janë në rënie në këtë tremujor me 0.8% në raport me planin e Ministrisë së Financave, por në rritje krahasuar me vjet.

Nga TVSH-ja në import u mblodhën 34.4 miliardë lekë, 2.1% më pak se plani dhe nga akciza u arkëtuan 13.1 miliardë lekë ose 2.6% më pak se parashikimi. Kurse shpenzimet publike në këtë tremujor u rritën me 5.1 miliardë lekë krahasuar me vjet dhe arritën në shifrën 130.4 miliardë lekë./shqiptarja.com

Next Post
Kur arti nuk mëson dot nga dëshmitë historike!

Kur arti nuk mëson dot nga dëshmitë historike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In