• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BILANCI/ Janar-nëntor, rriten 15% eksportet, 40% e shitjeve janë nga fasonet

by Java News
19/12/2018 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nëntor 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 6.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare, njoftoi dje INSTAT, por duke u ulur me 9.9%, në krahasim me tetorin 2018. Importet e mallrave gjatë këtij muaji, arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 2.3%, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 3.9%, në krahasim me tetorin 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u ulur me 1.5%, krahasuar me nëntor 2017 dhe rritur me 2.5%, në krahasim me tetorin 2018.

Por eksportet rezulton se kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë 11 muajve të këtij viti, duke reflektuar performancën pozitive të naftës, mineraleve, metaleve e pjesëve të këmbimit, ndërsa sektori i tekstile e këpucëve, ka ngadalësuar rritjes, duke vuajtur pasojat e zhvlerësimit të euros. Sipas statistikave të INSTAT, për periudhën janar-nëntor u shitën jashtë vendit 289 miliardë lekë, me një zgjerim prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupi kryesor i eksportuar mbeten tekstile dhe këpucë, me 115 miliardë lekë për 11 mujorin dhe me një rritje prej 6.3%. Aktorët e tregut pohojnë se kërkesa mbetet e lartë nga partnerët italianë, por ajo që po i dëmton është zhvlerësimi i euros, që u ul automatikisht 10% të të ardhurave. Tekstilet dhe këpucët përbënin 40% të totalit të eksporteve për perudhën janar-nëntor.

Grupi i dytë ka kaluar sërsh prej disa muajsh ai i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”, me 18% të totalit. Ky grup, ndryshe nga viti i kaluar ka shënuar një ecuri pozitive, me shitjet që arritën në 53 miliardë lekë, me një rritje prej 33% me bazë vjetore, duke pasur ndikimin më të madh në totalin e eksporteve. Rritja e aktivitetit të Bankers Petroleum si rrjedhojë e konjukturave ndërkombëtare, rigjallërimi i aktivitetit të minierave si rrjedhojë e investimeve në fundit dhe shitja e energjisë në gjysmën e parë të vitit ka ndikuar në këtë zgjerim.

Në muajin nëntor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me nëntor 2017 janë: Kosova (34.9%), Spanja (63.9%) dhe Gjermania (22.4%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-2.3%), Kina (-21.5%) dhe SHBA (-14.4 %).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (3.2%), Kosova (28.2%) dhe Spanja (66.4%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (-34.3%), Ukraina (-47.1%) dhe Rusia (-24.1%).

Në muajin nëntor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me nëntor 2017 janë: Turqia (1.6%), Kina (3.3%) dhe Gjermania (5.8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-7.4%), Rusia (-64.6%) dhe Zvicra (-27.8%)./a.meta

Next Post
“Old Man and the gun”, Robert Redford luan filmin e fundit?

“Old Man and the gun”, Robert Redford luan filmin e fundit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In