• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci i tërmetit/ Voda: Miratohet bonusi i qirasë në Durrës, 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa të pabanueshme

by Java News
07/12/2019 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda bëri përditësimin e të dhënave dhe bilancin mbi dëmtimet në persona dhe infrastrukturë.

Voda jep lajmin e mirë se bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar.

Voda ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve tërmetit nga verifikimet e deritanishme në Qarkun e Tiranës. Ajo tha se deri tani në Tiranë janë evakuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Zv. ministrja dha detaje mbi të dhënat e dëmtimeve të personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë.

Deklarata e plotë:

Dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë: Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.
Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3) Çertifikatën familjare, dhe

4) Të dhënat e llogarisë bankare.

Zyra e Drejtuesit Qendror i Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore
Konferencë për Media #11

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

Në vijim po ju përcjell një përditësim me informacion përmbledhës për Qarkun Tiranë.

Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

1 qytetar ka humbur jetën

44 qytetarë të dëmtuar

3396 qytetarë të evakuuar

1016 qytetarë të strehuar çadra

395 qytetarë në qendra sociale

117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:

7077 konstatime të kryera gjithsej

728 konstatime te kryera në pallate

Zyra e Drejtuesit Qendror i Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore
Konferencë për Media #11

6349……….konstatime te kryera ne banesa

810…………banesa të pabanueshme

1937……….banesa të dëmtuara rende

4026……….banesa të dëmtuara lehte

69…………..pallate të pabanueshme

132…………pallate të dëmtuar rende

530…………pallate të dëmtuar lehte

1…………….qendër shëndetësore e dëmtuar

106…………biznese të dëmtuara

32…………..shkolla të dëmtuara

Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.

BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore.

BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga

Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.
BASHKIA KAVAJË: 5 grupe pune që veprojnë në terren.

Zyra e Drejtuesit Qendror i Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore

Konferencë për Media #11
BASHKIA RROGOZHINË: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe 1 grup verifikimi per Njësinë

Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

– Sinaballaj 7 çadra
– Lekaj 5 çadra
– Kryevidh 8 çadra
– Gose 1 çadër
– Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

– Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.
– Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.
– Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA

4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë,
Lezhë dhe Vorë).
413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Zyra e Drejtuesit Qendror i Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore
Konferencë për Media #11

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.
QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë – 235; Durrës – 252; Lezhë – 44; Elbasan – 1; Shkodër – 1).
Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 463 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë. Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin.

g.kosovari

Next Post
Çuçi për “Java në RTSH”: Pas kapërcimit të situatës, duhet menduar për një përgatitje më të madhe në rast fatkeqësish

Çuçi për “Java në RTSH”: Pas kapërcimit të situatës, duhet menduar për një përgatitje më të madhe në rast fatkeqësish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com