Shqipëria numëron deri më sot rreth 30 mijë raste me sëmundjen Covid 19, që prej nisjes së pandemisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë detaje mbi situatën e fundit në vend, duke pohuar se shifrat janë rritur nga java në javë.
“Aktualisht kemi të konfirmuara me covid 29837 raste, duke prodhuar një incidencë prej fillimit të pandemisë. Kemi 1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin kjo incidencë është më e ulët se incidenca mesatare e rajonit dhe Evropës. Shtimi i rasteve ka shkaktuar një rritje të mesatares javore të rasteve. Prej rasteve të konfirmuara 52% të rasteve janë femra dhe 48% janë meshkuj. Janë rritur edhe rastet aktive.
Sa i përket fataliteteve, kemi 646 humbje jete, që i korrespondojnë 22.7% të fatalitetit për 100 mijë banorë”, u shpreh ministrja.
Ndërsa sa i përket kapaciteteve spitalore, ministrja u shpreh se ka ende kapacitete në tre strukturat Covid. Ndërkohë që spitali Covid4 është gati në momentin që do të jetë e nevojshme.
“Situata në spitale në të tre strukturat e dedikuara për trajtimin covid kemi të zëna 420 shtretër, 15-20% e shtretërve janë të lirë në tre struktura, ndërkohë që covid4 është gati në momentin që do të kemi një zënin e shtretërve”.
/a.r